Futboll Ligue 1

Një autogol shpëton nga humbja Parisin

Një autogol në minutën e parë shtesë i ka dhënë mundësinë Paris SG të shmangë humbjen në fushën e St.Etienne, në një ndeshje ku luajti me dhjetë futbollistë për 50 minuta.

Gjithsesi, skuadra e drejtuar nga Unai Emery, kryeson kampionatin me 17 pikë avantazh nga Monaco e vendit të dytë, që do të luajë nesër kundër Nantes, kur mbeten kur mbeten edhe gjashtë ndeshje nga fundit.

Saint Etienne kaloi në avantazh kur u mbush çerekore lojë me golin e shënuar nga Remy Cabella me portën e boshatisur.

Në minutën e 31-të, Cabella pati rastin më të mirë për të dyfishuar rezultatin, por humbi një 11-metërsh.

Katër minuta para fundit të pjesës së parë, PSG mbeti me dhjetë futbollistë, pas kartonit të dytë të verdhë të marrë nga Presnel Kimpembe.

Parisi bëri vetëm një goditje në portë gjatë gjithë pjesës së parë duke barazuar rekordin negativ të këtij sezoni, që e kishin vënë pikërisht ndaj St.Ettiene në ndeshjen e fazës së parë të luajtur në gusht.

Në pjesën e dytë, miqtë e patën rastin më të mirë me Edinson Cavani, por golashënuesi më i mirë i Ligue 1 gaboi çuditërisht me portën e boshatisur, pas pasimit të marrë nga Angel Di Maria.

Në minutën e 91-të, PSG gjeti golin e barazimit kur Debuchy devijoi në portën e tij goditje me kokë të Mbappes.

 

Related posts

HEQ DORË NGA SANCHO/ Real Madrid ia ofron mbrojtësin tre klubeve të mëdha të Serie A…

Delo.autor

SUPERLIGA E KOSOVËS/ Ndizet përsëri gara për kampionat, Ballkani dhe Drita nuk falin në transfertë

Delo.autor

REFUZOI REALIN/ Jeta luksoze e MBAPES, ja përfitimet ekstra nga nënshkrimi me PSG-në

Isa.Autor

Leave a Comment