Futboll Seria A Sport

Juve e Roma duan t’i rrëmbejnë yllin, Gattuso bllokon transferimin

Gjatë ndeshjeve të fundit është parë se nuk është në nivelin e duhur, por roli i tij është përherë në qendër të vëmendjes për projektin e së ardhmes së Milan-it. Aq më tepër kur shihet vëmendja e teknikut të kuqezinjve Gennaro Gattuso.

Jemi duke folur për Giacomo Bonaventura, mesfushori milanist i lindur në vitin 1989, i cili ndodhet në Milanello që prej vitit 2014. Ai ka luajtur 136 herë më fanellën kuqezi duke realizuar 26 gola në kampionat, Kupën e Italisë dhe Europa League.

Bonaventura ka firmosur për kompaninë e Raiola-s, figurë që nuk ka marrëdhënie të mira me drejtorin sportiv të Milan-it Massimiliano Mirabelli. Ndërsa gjatë kohëve të fundit janë shtuar thashethemet se ai është një dëshirë e Roma-s dhe Juventus-it, skuadra që duan të bëjnë për vete kartonin e tij.

Këto thashetheme të merkatos, e cila ende nuk ka nisur, kanë vënë në diskutim qëndrimin e Bonaventura-s nën fanellën kuqezi. Por, sipas asaj që zbulon calciomercato.com, një nga kërkesat e trajnerit kuqezi, Gattuso, është që të ketë në përbërjen e skuadrës së sezonit të ardhshëm dhe ish-lojtarin e Atalanta-s.

Në këtë mënyrë tekniku i kuqezinjve largon thashethemet rreth largimit të Bonaventura-s nga Milanello pas katër sezonesh. Megjithatë, në verë do të duket gjithçka përsa iu përket planeve të Gattuso-s për merkaton.

Related posts

MILIONA DHE NJË YLL/ Juventus përgatit ofertën e parefuzueshme për Pogba

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Allegri: Një vit më parë eliminuam Barçën, tani e ka radhën Rea Madridi…

Q.Autor

SFIDA NDAJ ROMËS/ Gola në skadencë, Ibrahimovic dhe Kessie shqetësojnë Milanin

Delo.autor

Leave a Comment