Futboll Sport

NGA LEWANDOWSKI TEK RONALDO/ Shumë yje për një trofe, ndizet beteja për “Këpucën e Artë”. Ja lista…

Cristiano Ronaldo, Lionel Messi apo Robert Lewandowski; kush do ta mbyllë me më shumë gola të shënuar këtë sezon? Gara për “Këpucën e Artë” në Europë, sezoni 2020-2021, është duke vazhduar e ethshme, ndërsa sulmuesit më të mirë kërkojnë të rrisin numrin e tyre të ”rrjetave”. Ciro Immobile i Lazio e fitoi këtë trofe individual në sezonin e kaluar, duke përfunduar përpara Robert Lewandowski, Cristiano Ronaldo, Timo Werner dhe Lionel Messi, por konkurrenca e fortë do të thotë se do të duhet të luftojë fort për ta mbajtur “kurorën”.

Për kreun e kësaj liste, në sezonin aktual ka edhe pretendentë të tjerë si Erling Haaland, Mohamed Salah dhe madje Zlatan Ibrahimovic. Për momentin duhet arritur Lewandowski, me më shumë kredite në sezonin që vazhdon; 20 gola (40 pikë). Kujtojmë se një gol në kampionatet kryesore të kontinentit vlen 2 pikë, ndërsa në të tjerët, jo pjesë e “top-5”, kuotohet me 1.5 pikë.

Ja renditja momentale:
#1 Robert Lewandowski | Bayern Munich | 20 gola (40 pikë)

#2 Cristiano Ronaldo | Juventus | 15 gola (30)

#3 Mohamed Salah | Liverpool | 13 gola (26)

#4 Erling Haaland | Borussia Dortmund | 12 gola (24)

#5 Romelu Lukaku | Inter | 12 gola (24)

#6 Kylian Mbappe | PSG | 12 gola (24)

#7 Heung-min Son | Tottenham | 12 gola (24)

#8 Boulaye Dia | Reims | 12 gola (24)

#9 Lionel Messi | Barcelona | 11 gola (22)

#10 Memphis Depay | Lyon | 11 gola (22)

#11 Andre Silva | Eintracht Frankfurt | 11 gola (22)

#12 Ciro Immobile | Lazio | 11 gola (22)

#13 Bruno Fernandes | Man Utd | 11 gola (22)

#14 Dominic Calvert-Lewin | Everton | 11 gola (22)

#15 Jamie Vardy | Leicester City | 11 gola (22)

#16 Harry Kane | Tottenham | 11 gola (22)

#17 Zlatan Ibrahimovic | AC MIlan | 10 gola (20)

#18 Luis Muriel | Atalanta | 10 gola (20)

#19 Patrick Bamford | Leeds United | 10 gola (20)

#20 Joao Pedro | Cagliari | 10 gola (20)

#21 Gerard Moreno | Villarreal | 10 gola (20)

#22 Wout Weghorst | Wolfsburg | 10 gola (20)

Related posts

PËRFORCIMI I PARË PËR SOLSKJAER/ Man United paguan 36 milionë euro për një mbrojtës në Seria A

Delo.autor

DY SHQIPTARË TITULLARË NË TRIUMFIM/ Hajduku i Splitit fiton me përmbysje dhe ngjitet në vendin e dytë

Delo.autor

I ÇMENDI TË GJITHË/ Verrati pushime të “nxehta” me KAMARIEREN seksi (FOTO)

F.autor

Leave a Comment