Champions League Futboll

Juventus shkon për “misionin e pamundur” në Madrid

Pas fitores 3-0 që Real Madrid arriti ndaj Juventus në Torino, duket se çështja e kualifikimit është mbyllur dhe bardhezinjtë do të luajnë vetëm për krenari në “Santiago Bernabeu”.

Ndeshja e parë ishte shumë dramatike për bardhezinjtë dhe krahas kartonit të kuq të marrë nga Paulo Dybala u goditën edhe nga një gol me roveshatë nga Cristiano Ronaldo, i dytë për Real Madrid.

Ronaldo kishin shënuar edhe në minutën e tretë pas pasimit të marrë nga Isco dhe me 14 gola është golashënuesi më i mirë në këtë edicion të Champions League. Golin e tretë e shënoi Marcelo në minutën e 72-të dhe “Los Blancos” janë me një këmbë në gjysmëfinale.

Sergio Ramos do të jetë i skualifikuar dhe duke qenë se Nacho është i dëmtuar, Zidane nuk ka shumë zgjidhje për në qendër të mbrojtse, pasi i riu Jesus Vallejo ende nuk jep garanci për të luajtur një ndeshje të plotë.

Juventus ka pësuar gol në të shtatë ndeshjet e fundit kundër Real Madrid. Herën e fundit që bardhezinjtë nuk pësuar gol ishte vitit 2008, kur Alessandro Del Piero shënoi dy gola në fitoren 0-2 në “Bernabeu”. Që nga ajo ditë bilanci ka qenë në favor të Real Madrid, 3 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje.

Real vjen në ndeshjen e sotme pas barazimit 1-1 ndaj Atletico Madrid, ndërsa në ndeshjen e fundit të Serie A, Juventus fitoi 4-2 në fushën e Benevento dhe tanimë kryeson Serie A me katër pikë avantazh.

Kur Real Madrid luan në shtëpi në Champions League, Casemiro ka një mesatare prej 5.5 topash të rikuperuar për ndeshje dhe 3.3 sparkatash vendimtare. Ai do të luajë si zakonisht në qendër të mesfushës në krah të Toni Kroos dhe Luka Modric.

Te Juventus, Paulo Dybala do të jetë i skualifikuar dhe kësisoj e gjithë përgjegjësia bie mbi Gonzalo Higuain, i cili duhet të shënojë golin e pestë në këtë edicion të Ligës së Kampioneve.

Real Madrid ka fituar mesatarisht 8.7 duele ajrore për ndeshje në këtë edicion të Champions League, ndërsa Juventus është edhe më mirë në këtë aspekt dhe ka fituar 12.9 duele ajrore për ndeshje.

Duke shqyrtuar futbollistët e të dyja ekipeve, Douglas Costa është lojtari që ka bërë më shumë driblime, 3.7 të tilla për ndeshje, ndërsa Ronaldo është i dyti dhe mesatarish ka realizuar dy driblime në çdo ndeshje të këtij edicioni të Champions League.

Related posts

Përplasje e frikshme, gjesti heroik i Carrasco shmang tragjedinë (video)

Q.Autor

Anglia fiton në miqësore ndaj Nigerisë, shënon “kapiteni” Harry Kane… (VIDEO)

Sadik.Autor

REFUZOI TË POZONTE NË REVISTAT PËR TË RRITUR/ Atletja më seksi në botë ka një plan të ri me Nejmarin

F.autor

Leave a Comment