Futboll Premier League

Liverpool sfidon Arsenalin për mesfushorin shqiptar

Valon Berisha duket se në verë mund të bëjë hapin e madh në karrierë, pasi për të interesim edhe nga Angli. Mesfushori i Kosovës po bën një sezon të mirë në Austri me Red Bull Salzburg, jo vetëm në kampionat, por edhe në Europa League. Golat e shënuar prej tij, plot 13 në të gjitha kompeticionet, si dhe paraqitjet e bëra, kanë zgjuar drejtuesit e Liverpool-it, që së fundmi kanë nisur bisedimet me menaxherin e Berishës.

Mesfushori 25-vjeçar luan sezonin e gjashtë në Austri, duke u shpallur katër herë kampion, ndërkohë që më parë ka qenë pjesë e Viking në Norvegji, klub nga ku e blenë austriakët për shumën e 1 milion eurove. Berisha luan në qendër të mesfushës, por edhe në të majtë, ndërkohë që duket se do të ketë një duel për të përfituar shërbimet e lojtarit të Kosovës. Sikurse raportohet nga “Spoxin”, përfaqësues të klubit të kuq e kanë parë mesfushorin në aksion në ndeshjen kundër Borussia Dortmund.

Më parë për lojtarin që la Norvegjinë për Kosovën ka pasur interesim nga ana e Arsenal-it, që gjithashtu i do shërbimet e mesfushorit, i cili është nën kontratë deri në verën e vitit 2020 me Salzburg-un. Në Angli kanë një “fiksim” për futbollistët në Austri, pasi më  parë kanë transferuar lojtarë që kanë treguar cilësi. Sulmuesi aktual i Liverpool-it, Sadio Mane, ka qenë gjithashtu pjesë e Red Bull Salzburg, para se të transferohej te Sauthempton dhe më pas u ble nga të kuqtë. Edhe Naiby Keita ka qenë pjesë e kampionëve të Austrisë më parë.

Related posts

MERKATO E VERËS/ Milan mendon për të ardhmen, drejtuesit “kuqezi” ofertë klubit francez për talentin 21-vjeçar…

Delo.autor

Salah shkatërron Bournemouth me një super gol… (VIDEO)

Isa.Autor

AKORDI GATUSSO-NAPOLI/ Rinovimi po afron, trajneri heq klauzolat e “çmendura” të presidentit

Delo.autor

Leave a Comment