Futboll Seria A Sport

Juventusi, Allegri shuan polemikat: Të gjitha janë të pabaza…

Ndalohet të bëhen më gabime. Juventusi, pasi e ka parë avantazhin ndaj Napolit duke u tkurrur në vetëm një pikë, do të vizitojë Interin, që është plotësisht në garë për zonën “Champions”. Një derbi i Italisë, që premton të jetë zjarr.

Massimiliano Allegri foli për polemikat e fundit rreth skuadrës së tij: “Tifozët janë të zhgënjyer dhe na kërkojnë të japim maksimumin në këtë fund të sezonit. Ne duhet ta kalojmë qetësisht këtë situatë, duke krijuar të gjitha kushtet për të bërë mirë. Flitet në media për përplasje mes lojtarëve e tifozëve, apo mes lojtarëve dhe mua si trajner, por të gjitha këto të pabaza…
Unë mendoj se bilanci duhet gjithmonë të mbretërojë”.

Interi është në mesin e ekipeve më në formë të momentin, në kampionatin italian. Zikaltrit do t’i presin bardhezinjtë në “San Siro”, të fundjavë: “Ne do të përballemi me një kundërshtar të fortë, sidomos në mbrojtje, në një stadium të bukur. Unë mendoj se titulli nuk do të vendoset të dielën. Kohët e fundit kemi pësuar shumë gola në minutën e fundit, për këtë duhet të jemi të kujdesshëm”.

Related posts

ZYRTARE/ Talenti Nikaj largohet nga Vllaznia dhe firmos kontratë 3-vjeçare me Skënderbeun

Delo.autor

“SNAJPERI” DONJET SHKODRA/ Mesfushori shënon supergol nga goditja e dënimit (VIDEO)

Delo.autor

SHQIPËRIA NË EURO 2024/ Në Serbi “kapen” me banderolën në “Air Albania”: Mesazh i turpshëm

F.autor

Leave a Comment