Albanian Stars Futboll Sport

De Biasi sinjal dashurie: Vazhdoj të ndihem shqiptar

Gianni De Biasi do të mbahet mend si trajneri më i suksesshëm në vendin tonë, pasi nën drejtimin e tij Kombëtarja Shqiptare mori pjesë për herë të parë në eliminatoret e kampionatit Europian të vitit 2016, që u zhvillua në Francë. Që pas largimit nga drejtimi i Alaves, De Biasi është i papunë edhe pse ofertat nuk kanë munguar në drejtim të tij. Me një pasaportë shqiptare në xhep, trajneri nuk nguron asnjëherë që në daljet publike të flasë me superlativa për vendin tonë.

I ftuar në një aktivitet në Pordenone me titullin, “Kur sporti është integrim”, De Biasi ka folur për eksperiecën e tij në krye të Kombëtares Shqiptare. “Tani ndihem shqiptar. Në dytë e atyre djemve kam parë një dëshirë të madhe për të ecur përpara dhe për tu përballur me vështirësitë e jetës. Shumë prej tyre kanë lënë vendin e tyre për të shkuar në Zvicër, Gjermani dhe në vende të tjera për të kërkuar shanset e tyre dhe ia kanë dalë”, ka thënë De Biasi në fjalën e tij., që citohet nga portal “messaggeroveneto.gelocal.it”. Ambasadori italian në Tiranë, Alberto Cutillo ka folur me superlativa për trajnerin kur i ka dhënë titulloin e lartë “Cavaliere” shoqëruar me medaljen “Ordine Dell Stella D’Italia”. “De Biasi arriti që para politikës, ta çojë Shqipërinë në Europë”, ishin fjalët e Cutillos.

De Biasi vazhdon të jetë një mik i shqiptarëve, pasi shpesh herë kthehet në vendin tonë për të ndjekur ndeshjet e Kombëtares apo edhe ato të kampionatit, ose për punë të tijat personale në fushata të ndryshme ku ftohet herë pas here. Për trajnerin ka pasur zëra të shumtë për rikthimin në stol në krye të ndonjë skuadre, por ka munguar konkretizimi. Emri i tij u përmend edhe si alternativë për të marrë drejtimin e Kombëtares së Italisë, por edhe kjo nuk u realizua.

Related posts

RAKITIC I MËNJANUAR/ Gruaja e mesfushorit ‘shpërthen’ kundër Barcelonës

F.autor

Zyrtare: Mkhitaryan do të veshë fanellën me numër 7 te Arsenal

Q.Autor

E BUJSHME/ Zbulohen kërkesat e Sarrit për Igli Taren, trajneri kërkon tek Lazio futbollistin e Shqipërisë

Delo.autor

Leave a Comment