Futboll La Liga

Juventusi kërkon të bëjë “pazar” në Madrid, shfaq interes për, Antoine Griezmann, dhe për Jose Maria Gimenez

Juventusi kërkon të bëjë “pazar” te Atletico Madrid. “Zonja e Vjetër” i është bashkuar garës për të firmosur me yllin francez të “Los Colchoneros”, Antoine Griezmann, teksa do të synojnë firmën edhe me Jose Maria Gimenez. Lajmin e bëjnë të ditur mediat spanjolle.

Bardhezinjtë e drejtuar nga Allegri u mposhtën 3-0 në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League dhe klubi është i gatshëm të bëjë përforcime shumë të rëndësishme në fazën e sulmit, sipas “Diario AS”.

Sulmuesi francez, i cili kohët e fundit është përfolur për një transferimin te Barcelona dhe Manchester United, ka një klauzolë prej 100 milionë eurosh, 100 milionë më pak se sa e kishte verën e kaluar.

Kampionët e Italisë, për momentin kanë në dispozicion në sulm Paulo Dybala, Mario Mandzukic dhe Gonzalo Higuain. Gjithsesi në shtëpinë e bardhezinjve duan të rifreskojnë këtë repart, për të rritur shanset e tyre në triumfin në Europë.

Gjithsesi 26-vjeçari nuk është lojtari i vetëm që Juventusi kërkon nga Atletico Madrid, kjo sepse po sipas kësaj gazete, synohet edhe mbrojtësin Gimenez. Ashtu si Griezmann, edhe uruguaiani konsiderohet një lojtar me vlerë në repartin e tërhequr.

Megjithatë Juventus nuk do ta ketë të lehtë firmën me lojtarin e kombëtares franceze, sidomos kur përballë ka rivalë si Barcelona dhe Manchester United. Madje kohët e fundit është përfolur se klubi katalanas ka gjetur parimisht akordin me Griezmann.

Por Juventusi mund të ketë asin nën mëngë, Paulo Dybala. Sipas raportimeve të ndryshme Atletico Madrid po tenton firmën me argjentinasin, madje para disa kohësh është fotografuar në një restorant në Madrid së bashku me trajnerin Diego Simeone edhe pse të dyja palët deklaruan se ishte thjesht një takim rastësor. Kështu Juventusi mund të përdorë interesin e Atleticos për të arritur te Griezmann. Parashikohet një verë e nxehtë në merkato.

Related posts

E BUJSHME/ Refuzon Shqipërinë dhe Kosovën, “ylli” i ardhshëm zgjedh të vishet si nënkampion bote

Isa.Autor

TËRBUNI AFRON FUTBOLLISTIN E LAÇIT/ Trajneri Beqiri: Dua dhe një sulmues

Delo.autor

“Mbape si Usain Bolt”, rrjetet sociale mahniten nga ylli i Francës (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment