Futboll Seria A Sport

RIKTHEHET SËRISH NË RADARËT E ROMËS/ Mesfushori me origjinë shqiptare kërkohet me ngulm nga Mourinho

Trajneri i Romës, Zhoze Murinjo, është vënë sërish në kërkim të mesfushorit të Arsenalit, Granit Xhaka. Sipas Gazzetta dello Sport, portugezi e shikon lojtarin me origjinë shqiptare si një përforcim për ekipin e tij sezonin e ardhshëm.

Roma sapo ka arritur akordin me mesfushorin portugez të Portos, Serxhio Oliveira dhe kështu nuk po mendon që të afrojë një mesfushor tjetër në janar. Granit Xhaka pritet të afrohet verën e ardhshme, me ekipin kryeqytetas që mendon të bëjë shpenzime të mëdha për sezonin tjetër.

Portugezi Murinjo e ka kërkuar dhe verën e kaluar 29-vjeçarin, por Arteta nuk pranoi ta largonte lojtarin. Duket se gjërat mund të ndryshojnë këtë verë, me Murinjon që nuk pritet të heqë dorë kaq lehtë për futbollistin kosovar të Zvicrës.

Related posts

E BUJSHME/ Marçelo Lipi drejt rikthimit tek Juventusi, ja detyra e re që do të mbajë tekniku italian

Delo.autor

Kundërpërgjigjet Maradona: I bën keq ushqimi i tepërt. Droga për mua ishte…

Q.Autor

“ITALIA PRET GOJËN”/ Icardi s’mjafton ndaj PSV-së, Moura kualifikon Tottenhamin

Isa.Autor

Leave a Comment