Futboll

Kaçes i ecën ters kudo, kaos te Panathinaikos

Ergys Kaçe, mesfushori i kombëtares kuqezi kalon “nga shiu në breshër”. Këtë herë jo për shkak të aktivizimit, por për shkak të pagesës. Ditën e sotme skuadra  e Panathinaikos nuk ka zbritur në fushë për të protestuar ndaj drejtuesve të klubit për shkak të pagesave të pashlyera.

Lojtarët i kërkuar presidentit Vasilis Konstantinou se nuk do të vijojnë të stërviten derisa ata të paguhen, të paktën deri në muajin dhjetor. Rezulton se klubi është paguar deri në muajin tetor, bëjnë me dije mediat greke.

Jo më larg se javën e shkuar drejtuesit e Federatës Helene të Futbollit e ndëshkuan me heqjen e 3 pikëve ekipin e “tërfiltë” sepse nuk pagoi 500 mijë euro futbollistin Jens Ëemmer, mbrojtësin gjerman që në të shkuarën ka qenë pjesë e këtij ekipi.

20 herë kampionët e Greqisë aktualisht ndodhen në vendin e 11 në kampionat. Superliga greke është e përbërë nga 16 klube, teksa Panathinaikos rrezikon zyrtarisht rënien në një kategori më poshtë. Klubi gjendet në vështirësi të mëdha financiare që prej nisjes së sezonit dhe kështu ata kanë ndaluar së bëri pagesat.

Related posts

U DËMTUA NË NDESHJEN NDAJ HUNGARISË/ Tronditet Barcelona, ja do të mungojë sulmuesi Dembele…

Delo.autor

E PABESUESHME/ Guardiolan bëhet me dhimbje koke, Wolves shënon gol me… (VIDEO)

Isa.Autor

HARROHET RONALDO/ Zbuloni SUPER futbollistin që po FIRMOS me JUVENTUSIN

Isa.Autor

Leave a Comment