Bundesliga Futboll Sport

BUNDESLIGA/ Dortmundi merr goditjen e parë nga Augsburg, shfryhen yjet e verdhezinjëve

Bundesliga zhvilloi një pjesë të mirë të ndeshjeve të kësaj jave ditën e sotme. Borussia Dortmund dështoi në transfertë ndaj Augsburgut, pasi humbi me rezultatin 2-0. Një fitore e pastë e vendasve që i japin një shuplakë të fortë verdhezinjëve që pretendonin të duelonin me Bayern Munchen hap pas hapi.

Augsburgu shënoi nga një gol për çdo pjesë duke vënë në pah problemet që ka Dortmund në mbrojtje. Goli i parë u shënua në minutën e 40′ nga Uduokhai. Ky i fundit dërgoi topin në rrjetë pas një hutimi të mbrojtjes së Dortmundit për 1-0. Goli i dytë u shënua nga Daniel Caliguri. Mesfushori me origjinë të largët arbëreshë pushoi topin në rrjetë në minutën e 54′. Miqtë nuk patën fuqi me Sanchon dhe Haaland të shënon qoftë dhe një gol.

Në ndeshjet e tjera bie në sy barazimi 1-1 ndërmjet Bayern Leverkusen dhe Leipzig, po me të njëjtin rezultat u mbyll dhe sfida ndërmjet Monchengladbach dhe Union Berlinit. Mainz humbi në shtëpi 1-4 ndaj Sttugartit, ndërsa Arminia Bielefled fitoi 1-0 ndaj Koln.

Related posts

E ARDHMJA E GRIEZMANN TEK BARCELONA/ Diego Simeone: Ka gjithçka që i duhet për të vazhduar…

Delo.autor

KAPITENI DREJT LARGIMIT NGA “GALAKTIKËT”/ 3 arsyet pse është koha që Real Madrid të shesë Ramos

Delo.autor

EURO 2020/ Përmbyset Anglia, fitojnë Franca dhe Portugalia

Delo.autor

Leave a Comment