Futboll

Kamza debutuese i beson trajnerit Julian Ahmataj

Kamza nuk ka humbur kohë dhe ka emëruar trajnerin e ri të saj. Pas largimit të Ramadan Ndreut, si rezultat i ecurisë negative në ndeshjet e fundit, çka është shoqëruar tashmë edhe me fundosjen e debutuesve në Superiore në luftën për mbijetesë, drejtuesit e klubit kanë guxuar, duke caktuar Julian Ahmatajn në stol për 8 ndeshjet e mbetura të kampionatit.

Themi kanë guxuar, sepse ish-futbollisti i disa skuadrave në vendin tonë, nuk ka eksperiencë si trajner. Ai ka drejtuar Burrelin së fundi, në Kategorinë e Parë, prej nga ka dhënë dorëheqjen sot, për t’u “graduar” në një skuadër të elitës, për herë të parë.

Duke patur parasysh se merr përsipër një mision jo pak të vështirë, të mbajë Kamzën mes më të mirëve të vendit, ndërkohë që mbijetesën e diskuton me rivalë të tillë si Vllaznia, Teuta, por edhe Flamurtari, mund të themi se edhe vetë Ahmataj ka guxuar. Megjithatë, fundi i kampionatit do të tregojë se sa efikase do të jetë kjo zgjedhje e presidenti Naim Qarri dhe e kryebashkiakut Xhelal Mziu.

Related posts

EDHE MESSI E KA ZILI/ Shoku i CR7 “poshtëron” kundërshtarët dhe shënon një gol FENOMENAL (VIDEO)

Isa.Autor

Ish-presidenti i MILANIT në telashe/ Ja sa është shuma e kredisë që nuk ka paguar

Isa.Autor

NGJARJE E RËNDË NË ITALI/ Po kthehej nga ndeshja me Parmën, gjendet i vdekur tifozi i Lazios

Isa.Autor

Leave a Comment