Futboll Seria A

Sulmuesja e Inter: Jam si Maruo Icardi, dua ta kthej ekipin në Serie A

E intervistuar nga “Milano Sportiva” në përfundim të etapës së parë të “Neymar Jr Five 2018”, turne kalçetoje që organizohet nga “Red Bull”, Regina Baresi ka folur për të ardhmen e saj dhe atë të Inter-it të Luciano Spalletti-t.

“Sezoni po shkon mirë. Objektivi ishte të fitonim kampionatin, por jemi në vend të dytë. Mungojnë edhe katër ndeshje, do të besojmë deri në fund, nuk është e thënë që të mbarojë kështu. Gjithsesi, e ardhmja ime është tek Inter. Objektivi im personal është që ta kthej në Serie A dhe sa më lart që të jetë e mundur”, ka thënë ajo.

Regina është vajza e Beppe Baresi-t, ish-lojtar dhe ish-pjesëtar i stafit teknik të Inter. Babai im është i lumtur që po vazhdoj në rrugën e tij. I pëlqen që kam qëndruar me zikaltrit, edhe pse disa viteve të vështirë”.

Më pas, ajo ka folur edhe për Inter-in e Spalletti-t: “Marrëdhënia me ekipin e meshkujve? Fatkeqësisht stërvitemi në qendra të ndryshme. Takohemi vetëm në ndonjë eveniment. Por Zanetti ka ardhur të luaj me ne në disa raste”.

“Te cili nga lojtarët e shikoj më shumë veten? Icardi është një sulmues si unë, edhe pse ai është më shumë një lojtarë zone, ndërsa unë luaj pak më mbrapa. Por mund të mësoj shumë nga ai. Ata kanë kaluar një periudhë të vështirë, por mund të kualifikohen në Champions. Besoj te Spalletti”, ka përfunduar Regina.

Related posts

“REAGOJMË ME VONESË PAS GOLIT TË PËSUAR”/ Flet trajneri Shkëmbi pas barazimit: Sulmuesit e Teutës duhet të shënojnë, por duhen…

Delo.autor

MOMENTI RRËNQETHËS/ NËNA e lojtarit të CHELSEAS mbetet pa fjalë kur sheh…(VIDEO)

Isa.Autor

9 gola në 12 ndeshje, sulmuesi shkodran bën namin në kampionatin turk

Q.Autor

Leave a Comment