Futboll Premier League

Kapiteni i City zbulon arsyen e humbjes në derbi

Vincent Kompany beson se Manchester City duhet të ishte më i kujdesshëm në derbin e humbur me përmbysje kundër Manchester United, që shtyu festën e titullit për ekipin e Pep Guardiola.

Kapiteni i Manchester City shënoi golin e parë, ndërsa Ilkay Gundogan realizoi golin e dytë në pjesën e parë që u mbyll 2-0 për vendasit.

Gjithsesi, me dy gola të Paul Pogba dhe Chris Smalling shënuan për të besuarit e Jose Mourinho në pjesën e dytë, duke përmbysur rezultatin e derbi.

Kompany mendon se fajtor për këtë dështim ka qenë kalendari i ngjeshur i Manchester City.

“Në pjesën e dytë u pa qartë se Manchester United ishte një skuadër që kishte një javë që e përgatiste këtë ndeshje, ndërsa ne patëm vetëm dy ditë në dispozicion,” – tha Kompany për “Sky Sports”.

“Ndoshta kjo ishte ajo që bëri diferencën në pjesën e dytë. Ata kishin më shumë energji se ne dhe ne duhet t’i mbyllnim llogaritë kur dominuam në pjesën e parë. Fitorja e United ishte e merituar, por ne i ndimuam.”

“Në pjesën e dytë duhet të kishim menduar vetëm për t’u mbrojtur, por kjo nuk bën pjesë në karakteristikat tona, – shtoi belgu. – Nuk është faji i askujt, veç kalendarit. Megjithatë nuk na falet që shpërdoruam dy gola avantazh.”

Related posts

DERBI I “MADONINËS”/ Handanovic mbreti i derbeve, sfidon adoleshentin veteran

Delo.autor

PENDOHET Balotelli: Largimi nga Manchester City ishte gabimi im më i madh, mund…

F.autor

Wenger: Nëse ikin Sanchez e Ozil, kemi gati zëvendësuesit

Q.Autor

Leave a Comment