Futboll

Kategoria e Parë/ Kastrioti kopjon Tiranën, ngjitja një formalitet

Kategoria e Parë luajti ndeshjet e “play-off”-it për grupin A dhe grupin B. Të dy këto grupe duken pa histori, pasi Tirana në grupin B dhe Kastrioti në grupin A janë me një këmbë në Superiore, ndërsa ekipet e tjera nuk rrezikojnë rënien dhe mendojnë për sezonin e ardhshëm. Ndeshja e parë e Kategorisë së Parë ishte ajo e Tiranës në orën 14:00, në stadiumin “Adush Muça”, të Ballshit, e cila përfundoi me rezultatin 0-2 për bardheblutë. Takimet e tjera u luajtën prej orës 16:00.

Në grupin A, Erzeni priti Dinamon në shtëpi, ndërsa Egnati luajti kundër kryesuesve të Kastriotit. Besëlidhja ishte pushim në këtë javë. Takimi i parë u mbyll me rezultatin 1-0 në favor të shijakasve. Ekipi i Erzenit iu fal sulmuesit Mustafa Xhixhiua që shënoi golin me vlerën e 3 pikëve në minutën e 60-të. Dinamo konfirmohet si skuadra më e dobët e “play-off”-it të grupit A, por ka arritur objektivin sezonal. Dinamovitët kanë shpëtuar në Kategorinë e Parë. Takimi tjetër ishte ai ndërmjet Egnatias dhe Kastriotit. Sfida përfundoi me fitoren e krutanëve me rezultatin 1-2. Skuadra vendase shënoi e para, por u barazua nga miqtë në pjesën e parë. Në pjesën e dytë, Kastrioti siguroi fitoren me golin e Markut në minutën e 80-të. Me këtë rezultat krutanët vazhdojnë kryesimin të pashqetësuar dhe duket se kalimi në Superiore, mbetet formalitet. Pas këtyre rezultateve, Kastrioti kryeson me 32 pikë, Erzeni me 22 dhe Egantia në vendin e tretë me 21 pikë.

Ndeshja e dytë e grupit B ishte ajo ndërmjet Apolonisë dhe Tomorit. Takimi u mbyll me rezultatin 0-0. Tirana kryeson me 34 pikë, e ndjekur nga Bylisi me 24 dhe Tomori me 20, praktikisht llogaritë janë të mbyllura në këtë grup, pasi bardheblutë janë të shkëputur me 10 pik10 pikë. /EDS

Kategoria e Parë, Grupi A

Erzeni – Dinamo 1-0
Shënues
: Xhixhiua 60’

Egnatia – Kastrioti 1-2
Shënues: 
Uchenna 16’ / Nifemi 21 (pen), Marku 80’

Kategoria e Parë, Grupi B

Apolonia–Tomori 0-0

Bylisi – Tirana 0-2
Shënues:
 Greca 2’, 27’

Related posts

NUK BËN PJESË TEK PLANET E CONTES/ Fiorentina në negociata për të akordin me mesfushorin e Inter…

Delo.autor

“Do t’i bëjmë shkallët të dridhen”! Ç’po paralajmërojnë “Guerrilsat”?!

Q.Autor

PUBLIKON PAMJET/ Mourinho kundër gjyqtarëve: Dikush duhet të përsëriste penalltinë e tij, e dikush tjetër jo

Delo.autor

Leave a Comment