Futboll Sport

“Këpuca e Artë”: Salah i pari, Messi i dyti… Ronaldo!

Gara për “Këpucën e Artë” vazhdon të jetë e nxehtë. Salah e ka kaluar Messin… egjiptiani numëron 30 gola, Leo 29 – nuk shënoi në mesjavë kundë Celta Vigos.
Gara për “Këpucën e Artë” po bëhet gjithnjë e më interesant këtë edicion.

Mohamed Salah vazhdon të jetë i pari me 30 gola, një më shumë se Lionel Messin, që hyri si zëvendësues në barazimin 2-2 me Celta Vigon, duke mos shënuar gol.

I treti renditet Ciro Immobile me 27 gola, që e ndan këtë pozitë me sulmuesin e Bayern Munich, Robert Leëandoëski, që gjithashtu ka shënuar 27. Top 5 e kompletohet Harry Kane, që numëron 26 gola.

Jonas me 33 gola, ka shënuar më shumë se gjithë të tjerët, por në Portugali një gol vlerësohet 1.5 pikë, për dallim nga top 5 ligat Evropiane, ku një gol vlerësohet 2 pikë, kështu që ai renditet i shtati.

Këtë xhiro Cristiano Ronaldo u ftua nga Zinedine Zidane dhe shpëtoi Realin nga humbja me Athletic Bilbaon në “Santiago Bernabeu” duke shënuar në fund për 1-1.

Portugezi shkoi në kuotën e 24 gola në La Liga, ai renditet i 9-ti sa i përket garës për “Këpucën e Artë, shkruan Gazeta Express.

1. Mohamed Salah | Liverpool | 30 gola (60 pikë)
2. Lionel Messi | Barcelona | 29 gola (58 pikë)
3. Ciro Immobile | Lazio | 27 gola (54 pikë)
4. Robert Lewandowski | Bayern Munich | 27 gola (54 pikë)
5. Harry Kane | Tottenham | 26 gola (52 pikë)
6. Edinson Cavani | PSG | 25 gola (50 pikë)
7. Jonas | Benfica | 33 gola (49.5 pikë)
8. Mauro Icardi | Inter | 25 gola (50 pikë)
9. Cristiano Ronaldo | Real Madrid | 24 gola (48 pikë)
10. Luis Suarez | Barcelona | 23 gola (46 pikë)

Related posts

“LEGJEONARËT”/ Element i rëndësishëm te Espanyol, mesfushori Bare shpërblehet me çmim në Spanjë (FOTO)

Delo.autor

TEUTA-VLLAZNIA/ Shkodranët kanë shansit e artë për t’u shkëputur nga rivalët që e ndjekin (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

VETËM 10 TË TILLË NË BOTË/ CR7 njihet për pasionin e tij për makinat, i bën vetes dhuratën 10 milionë euro (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment