Futboll Sport

Egjipt-Uruguai, Mohamed Salah është gati

Mohamed Salah ka zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm me Liverpool, por ai është kthyer edhe në një hero kombëtar. Pesë golat e shënuar në gjashtë ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës, e kanë ndihmuar Egjiptin të sigurojë një vend në Kupën e Botës, për herë të parë në pothuajse 30 vite.

Ai ishte në dyshim për ndeshjen hapëse pas dëmtimit të pësuar në finalen e Champions League të luajtur dhe humbur kundër Real Madrid, por tajneri Hector Cuper ka konfirmuar se ylli i ekipit do të luajë kundër Uruguait. “Është pothuajse në 100% të formës dhe do të luajë”, kanë qenë fjalët e trajnerit argjentinas para ndeshjes.

Ndërkohë, ndeshjet përgatitore të luajtura nga Egjipti, deri tani, nuk kanë qenë bindëse. Ata janë mundur 3-0 nga Belgjika javën e kaluar, një rezultat ky që ka ardhur pas barazimit pa gola të regjistruar kundër Kolumbisë. Egjiptianët, gjithashtu, nuk kanë fituar asnjë nga gjashtë ndeshjet e fundit, duke humbur tri prej tyre.

Uruguai, nga ana tjetër, do të paraqitet në këtë ndeshje pas një fitore bindëse 3-0 të marrë kundër Uzbekistanit dhe duke mos pësuar gol në tre takimet e fundit. Soliditeti i tyre në mbrojtje nuk është një surprizë, duke parë se ata kanë në përbërje dyshen e Atletico Madrid, Diego Godin dhe Jose Gimenez.

Amerikanojugorët nuk bëjnë shaka as në sulm, me dyshen e frikshme Cavani-Suarez. Sulmuesi i Barcelona-s është i preferuari i urugaianëve, por Cavani ka qenë ylli i kombëtares në kohët e fundit. Ai ka qenë golashënuesi më i mirë në kualifikueset e grupit të Amerikës së Jugut, me 10 gola në 18 ndeshje.

Forma e tij e mirë ka vazhduar edhe në ndeshjet e fundit, me tre gola të shënuar në katër ndeshjet e luajtura me Uruguain.

Shifra dhe Fakte

– Kjo do të jetë hera e parë që këto dy kombëtare do të përballen me njëra-tjetrën, që nga 2006-a. Uruguai e ka fituar atë miqësore me rezultatin 2-0.

– Tri nga katër fitoret e fundit të Uruguait kanë qenë me një diferencë prej të paktën dy golash.
– Egjipti nuk ka arritur të shënojë në tri nga katër ndeshjet e fundit.

– Edinson Cavani ka shënuar 10 gola në 18 ndeshje të luajtura në fazën kualifikuese, më mirë se çdo lojtar tjetër në grupin e Amerikës së Jugut.

Related posts

DËSHTOI NË BOTËROR/ Messi rikthehet në stërvitje tek BARCELONA me Pique, Alba…

Isa.Autor

​Messi-Barcelonës: Transferojeni këtë lojtar

Q.Autor

Një e ardhme larg Bayern-it? Ja ç’thotë Alaba

Q.Autor

Leave a Comment