Gossip Sport

Kësaj i thonë më puth në ”Lacazette” (FOTO)

Sulmuesi i Arsenal, Alexandre Lacazette ka kaluar një fundjavë të mrekullueshme pas dopietës së shënuar në fitoren 4-1 ndaj West Ham. Pas ndeshje ai u njoh me tifozin më të çmendur të tijin, i cili kishte bërë tatuazh fytyrën e francezit tek të pasmet. Lojtari ka postuar foton e shkrepur me ultrasin e “Topçinjëve”, pas përfundimit të sfidës.

“Kur ti fton tifozin që ka bërë tatuazh fytyrën tënde në…trup. Tifoz i çmendur”- shkruan karshi fotos së postuar në “Instagram” 26-vjeçari.

Sulmuesi i “Tre gjelave” shënoi dy gola në minutat 85 dhe 89-të, pas rrjetës së Monreal (51’) dhe të uellsianit, Ramsey në minutën e 82-të ndërsa për miqtë realizoi, Arnautoviç në minutën e 64-ët.

Ish-futbollisti i Lionit, shpreson që të jetë i përzgjedhur nga Wenger edhe për përballjen e së enjtes në gjysmëfinalen e Ligës së Evropës ndaj Atletico Madrid. “Topçinjtë” do të përpiqen në maksimum për të siguruar një biletë për në finalen e madhe të Europa League në nder të trajnerit, Arsene Wenger, i cili do të largohet nga “Emirates Stadium” në fund të sezonit. Ekipi dhe tekniku francez shpresojnë që t’a mbyllin këtë edicion me trofeun e Europa League.

Related posts

LIVE/ Premier League: Mbyllet ndeshja Manchester United-Southampton. Rezultati 9-0

Delo.autor

FRIKA NGA “KORONAVIRUSI”/ Gjendet zgjidhja për sfidën Milan-Genoa

Delo.autor

SENSUALE DHE JOSHËSE/ Claudia Dal Santo, një bukuri natyrale, fanse e Juves (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment