Futboll Premier League Sport

Kjo nuk duhej, Liverpool i largohet ‘truri’ para sfidës kundër Romës

Ndërsa Liverpool po bëhet gati për takimin kthimit kundër Romës, lajmet që vijnë nga kampi i të kuqve nuk janë aspak të mira. E përditshmja sportive angleze “Daily Mail” shkruan se skuadrës angleze i është larguar “truri”, krahu i djathtë i trajnerit Jurgen Klopp, Zelkjo Buvac.

Bashkëpunimi mes të dyve është shumë i gjatë, 17 vite dhe serbi vendosi që të shkëputej për disa kohë nga detyra e asistentit të trajnerit për shkaqe personale. Kjo ndodhi disa ditë më parë. Buvac konsiderohet si ‘truri’ pas suksesit të gjermanit dhe sigurisht që largimi i tij e dëmton shumë skuadrën.

Në Romë janë përgatitur për një mrekulli të dytë pas asaj që ndodhi në takimin në “Olimpico” kundër Barcelonës, ku triumfuan 3-0. Takimi i aprë në “Anfield Rad” përfundoi 5-2 dhe nëse fitojnë me po të njëjtin rezultat si ndaj blaugranave, atëherë në finale shkojnë vedhekuqtë. Liverpool sqaron se Buvac vazhdon që të jetë një punonjës i klubit dhe se pavarësisht mungesës, detyra e tij nuk ka ndryshuar.

Ekipit iu komunikua në mëngjesin e së dielës se ndihmësi i gjermanit nuk do të ishte pjesë e grupit deri në përfundim të këtij sezoni. Sigurisht që kjo solli habi por edhe shqetësim. Por personat pranë klubit të të kuqve thanë për gazetën se dyshja, të pandashëm në këto 17 vite, në javët e fundit nuk ka qenë aq bashkëvepruese sa më parë. Ata kanë folur pak dhe kanë qenë më të distancuar.

Liverpool ka refuzuar të komentojë me hollësi në lidhje me këtë çështje, pasi respekton privatësinë e punonjësve të vet. Por frika është e madhe se mos kjo situatë e ngrirë në stafin teknik ndikon edhe te futbollistët, të cilët kanë një sfidë të vështirë të mërkurën e ardhshme. Drejtuesit kanë frikë nga përgjumja e skuadrës dhe nga ndonjë e papritur, duke ditur forcën e Romës dhe gjithashtu përmbysjen ndaj Barçës.

Related posts

E DHIMBSHME/ Legjenda e futbollit SHQIPTAR në “luftë” me VDEKJEN

Isa.Autor

Werner injoron të mëdhatë e Europës: Ardhja e tij ka ndryshuar gjithçka

Isa.Autor

PLAS KEQ NË BRAZIL/ Futbollistët e Boca Juniors përplasen dhunshëm me policinë braziliane (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment