Futboll

Klevis Dalipi: I lumtur për fitoren, luajmë për vendin e dytë

Klevis Dalipi i është gëzuar fitores minimale të marrë ndaj Kamzës sot në kuadër të javës së 27-të të Superiores. Trajneri i Partizanit u shpreh i lumtur për tre pikët e marra ndërsa përgëzoi edhe skuadrën lojën e zhvilluar.

“Ishte ndeshje që ia dinim vështirësinë, lojtarët që u futën në fushë besuan te përformanca e tyre. Çani u fut me një grintë të madhe për të ndihmuar skuadrën. Kemi shumë lojtar të mirë por nuk kemi yje, jemi skuadër që funksionojmë me reparte të lidhura”.

Objektivi

“Do të luftojmë deri në fund për vendin e dytë, objektivin tonë, sigurisht që pjesëmarrja në Evropë mbetet parësore. Na presin dy – tre transferta të vështira, por do të përgatitemi pasi kemi ditë përpara. Kemi të gjitha mundësitë për të marrë rezultat pozitiv pasi ne jemi Partizani, në çdo fushë luajmë për fitore”.

Roli i trajnerit

“Unë e pranova këtë detyrë me shumë kënaqësi pasi kam pasur shumë besim dhe e dija shumë mirë se çfarë i mungonte këtij ekipi, rezultatet vijnë paralelisht me lojën që bëjmë. Besoj që fanella që ata veshin duhet ta meritojnë për ato minuta që luajnë. Të fillosh karrierën si trajner në një skuadër të madhe si Partizani është privilegj”.

E ardhmja

“Të gjithë lojtarët janë duke dhënë maksimumin nuk do të ishte etike të mendoja për të ardhmen por të shfrytëzoj dhe të marr maksimumin që kanë nga cilësitë e tyre. Janë javë që janë provë për lojtarët dhe jo vetëm për mua si trajner pastaj vendosim për të ardhmen. Dhanë sinjale pozitive edhe me skuadrën B të Partizanit. Ajo që është e vështirë është për t’a fituar një ndeshje për të marrë barazimin është e lehtë. Ishim me fat në fund që dolëm me kokën lart. Ne kemi më shumë kohë dhe do ta përgatisnim mirë ndeshjen me Laçin pasi i kemi si finale të nënta ndeshjet deri në fund”- tha Dalipi për SuperSport.

Related posts

TIFOZËT E INTERIT NË FESTË/ Ja çfarë ka bërë mesfushori NAINGGOLAN…

Isa.Autor

JO VETËM STRAKOSHA/ Tare nuk ndalet, sjell një tjetër SHQIPTAR tek Lacio

Isa.Autor

KUPA E SHQIPËRISË U-19/ Vllaznia mposhtin Tiranën dhe ngre trofeun

Delo.autor

Leave a Comment