Bundesliga Futboll Sport

Klubi gjerman fiton ankandin, blen 30 mln euro talentin më të madh brazilian!

Klubi gjerman Bayer Leverkusen gjeti kurajën për të rrezikuar, ndonëse nuk mund të flitet për ndonjë rrezik të madhe duke para cilësitë e shkëlqyera të lojtarit në fjalë. Xhevahiri brazilian Paulinho, i vitlindjes 2000, duke filluar nga data 1 korrik do të jetë lojtari më i ri i Bayer Leverkusen: për çudinë e të gjithëve klubi gjerman ka fituar ankandin me gjysmën e Evropës, duke mos hezituar për të paguar klauzolën e plotë prej 30 milionë eurosh që kishte vendosur Vasco da Gama.

“Dua të njoh Evropën falë Leverkusen, – ishin fjalët e para të 17-vjeçarit Paulinho. “Dua të luaj në Champions dhe të vazhdoj të rritem”. Sakaq, marrëveshja është zyrtare dhe hga korriku Paulinho do të nisë aventurën e tij të parë evropiane në Bundesligë.

Braziliani i lindur në vitin 2000 është një mesfushor krahu sulmues dhe preferon të luajë në të djathtë. Veç të tjerash, Paulinho është konsideruar nga të gjithë si njëri prej talenteve më të mëdha (së bashku me moshatarin Vinicius, të cilin e ka blerë prej kohësh Real Madrid për rreth 40 milionë euro) të futbollit brazilian. Në moshën 17-vjeçare Paulinho është lojtari më i ri në histori që ka shënuar gol për Vasco da Gama në kupën Libertadores, por edhe lojtari i parë i vitlindjes 2000 që shënon në këtë kompeticion. Madje, qysh në moshën 16-vjeçare ai kishte shijuar rekordet e para: u bë lojtari më i ri që kishte debutuar ndonjëherë me Vasco da Gama në skuadrën e parë, lojtari më i ri që shënon gol në këtë shekull dhe i pari i brezit 2000 që shënon gol në kampionatin brazilian. Në vitin 2017 fitoi me Brazilin turneun “SubU17” dhe u rendit në vendin e tretë në Botërorin e moshës U-17. Dhe të mendosh që në fillimet e tij karriera ngjan pak me atë të legjendës Pelè… por nuk guxojmë të bëjmë krahasime të tilla për momentin.

Related posts

“SHPRESOJ TË JETË BARAZIMI I FUNDIT”/ Presidenti Demi: Rrezikon Daja? Akoma jemi në fillim të kampionatit

Delo.autor

LOJTARI I Atletico Madrid I JEP FUND BEQARISË/ Martohet me vajzën e futbollistit të njohur (FOTO)

F.autor

DEL KUNDËR KOMEPETICIONIT NATIONS LEAGUE/ Klopp flet hapur: Po i “vrasim” lojtarët…

Delo.autor

Leave a Comment