Futboll Seria A Sport

TËRMET TEK INTERI/ PERISIC duket i bindur që do LARGOHET, zbuloni klubin e ri

Ivan Perisic ka zhvilluar një super Botëror ku me Kroacinë shkoji deri në finale. Sulmuesi i krahut të Inter duket se nuk dëshiron të qëndrojë më tek Inter edhe pse klubi zikaltër është në Champions League dhe po mundohet që të blejë yje të tjerë.

Pero është shprehur se dëshiron që të luajë në Premier League ose La Liga, por i ka dërguar sinjale të qarta edhe trajnerit të Bayernit, Niko Kovac.

“Unë në Bayern? Niko Kovaci ka ndikuar te unë shumë. Unë kam luajtur shumë mirë për Kroacinë kur ka qenë ai trajner, dhe ne gjithmonë e kishim uruar njëri-tjetrin për të gjitha arritjet tona në Gjermani”, ka thënë Perisici.

“Nëse ai dëshiron të më ketë në skuadër, atëherë e dinë se ku ndodhem unë. Unë do të doja të luaja në Spanjë ose Angli një ditë, por Liga e Kampionëve është prioritet për mua. Kam dëgjuar se klubet po më kërkojnë, por para kësaj duhet të bisedoj me Interin. Vetëm atëherë unë do të mund të marrë pjesë ne bisedime dhe të marrë një vendim”.

 

Related posts

GATUZO DREJT SHKARKIMIT/ Venger takohet me drejtuesit e Milanit

Isa.Autor

SPECIALE PËR MBROJTËSIN KUMBULLA/ “Eurosport”: Mall i rrallë, me 25 milionë euro mund të jetë okazion

Delo.autor

GODET SËRISH NË MERKATO/ Roma ka piketuar portierin e klubit spanjoll…

Delo.autor

Leave a Comment