Futboll Sport

Konusmonin drogë para pallatit, ja dyshimet për dhunën ndaj shoferit të FSHF-së

Shoferi i FSHF-së, Genc Ruçi, është shtruar urgjentisht në spital pas dhunës barbare ndaj tij në zonën e Brrylit një orë më parë. Nga informacionet paraprake dhe burime të “Panorama Sport” pranë punonjësit të administratës së FSHF-së, dyshohet se dhuna ndaj tij ka ardhur nga një grup të rinjsh, përdorues të lëndëve narkotike.

Prej kohësh mësohet se të rinjtë konsumonin drogë në ambientet e pallatit ku banonte Ruçi, duke shqetësuar banorët. Mësohet se punonjësi i Federatës dhe banorët janë ankuar vazhdimisht për këtë problem, ndërkohë që ende nuk bëhet e ditur nga policia versioni zyrtar i ngjarjes së dhunshme.

Related posts

Formacionet zyrtare/ Shqipëria përballë Sllovakisë, ja titullarët e zgjedhur nga Bushi

Sadik.Autor

SILURË ME 120 KM NË ORË/ Ibra trullos lojtarin e Parma 5 minuta (VIDEO)

Delo.autor

FESTON DITËLINDJEN/ Gjysmë shekulli jetë, 13 vite suksese. Pep Guardiola feston 50-vjetorin

Delo.autor

Leave a Comment