Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Partizani-Luftëtari, E pabesueshme në “Selman Stërmasi”, Dunga përmbys “Demat”

Partizani dhe Luftëtari rikthehen të luajnë sërish, pas ndeshjes së mesjavës në Kupë. Në kuadër të javës së 27-të në Superiore, të kuqtë e Gegës me mungesa në formacion, do të kërkojnë t’i japin shkelmin e fundit garës për titull, pas humbjes së Kukësit.

Nga ana tjetër, Luftëtari gjendet në cepin tjetër të tabelës, në luftë për mbijetesën, dhe pikët janë jetike. Ndeshja në kryeqytet parashikohet e luftuar, dhe me duele të shumta.

LIVE| PARTIZANI-LUFTËTARI 1-2

Duka 3′ / Dunga 38′, 44′

KOMENTI LIVE: 

Mbyllet pjesa e parë.

44′ GOOOOOL LUFTËTARI 1-2/ Përmbysje e “çmendur” e gjirokastritëve. Është përsëri sulmuesi Dunga, i cili realizon dopietë. Keniani del i vetëm përballë portierit Hoxha, dhe me një parabol, kalon në avantazh skuadrën e Ahmatajt. 

41’ Goditje këndi për Partizanin. Asani kroson në zonë, por topi largohet dhe përfundon te Trashi i cili provon me një goditje të gabuar.

38′ GOOOOL LUFTËTARI 1-1/ Vendoset baraspesha në “Selman Stërmasi”. Sulmuesi Dunga gjen rrugën e rrjetës për gjirokastritët. Pas një krosimi brenda zonës nga e majta, sulmuesi i Luftëtarit nuk ka falur duke e vendosur ekuilibrat. 

31′ Goditje dënimi për Luftëtarin, gjirokastritët provojnë me një skemë, por kuptojnë gjithçka lojtarët e kuq.

24′ Zëvendësim i detyruar te Partizani, largohet Bardhi i dëmtuar, vendin e tij e zë Eraldo Çinari.

18′ Bardhi lëviz bukur në fundore, por gabon në momentin e fundit, duke harkuar një top të gabuar.

14′ Pranë golit të dytë Partizani! Mala kroson ulët në zonë për Asanin, i cili provon goditjen, por ka një ndërhyrje dhe pretendon për penallti, nuk është i këtij mendimi gjyqtari.

12’ Goditje dënimi për Luftëtarin. Rapo kroson në zonë, por askush nuk arrin të devijojë.

7′ Minuta të qeta në “Selman Stërmasi”. Partizani menaxhon avantazhin. Mungojnë rastet e rrezikshme në portat respektive.

3′ GOOOOL PARTIZANI 1-0/ Zhbllokohet menjëherë sfida, Dilaver Duka kalon në avantazh skuadrën e Gegës. Mensah rikuperon topin në mesfushë, servir për Malën që kombinon bukur me Bardhin, ky i fundit sheh të lirë Dukën nga e djathta, i cili provon me një gjuajtje në hyrje të zonës, topi devijohet nga Asani dhe përfundon në rrjetë. Nga pamjet duket qartë që gjyqtari anësor ka gabuar, pas Asani është më i avancuar në momentin e devijimit. 

1′ Ka startuar takimi në “Selman Stërmasi”.

Related posts

Guardiola mund ta fitojë titullin në Angli kundër Mourinhos

Q.Autor

ROMA-JUVENTUS/ Florenzi befason “Zonjën e Vjetër”, ja goli i avantazhit (VIDEO)

Delo.autor

Vdekja e Davide Astorit, zbardhet autopsia e kapitenit të Fiorentinës

Q.Autor

Leave a Comment