Futboll Sport

Koreanët me një ofertë të re për sulmuesin e Kukësit

Dje, në ndeshjen që Kukësi luajti në Laç ndaj ekipit vendas, drejtori sportiv i verilindorëve Nderim Nexhipi është parë në shoqërinë e një menaxheri të njohur Korean. Ditë më parë Guanguan në Korenë e Jugut ka shprehur interesim për të marrë shërbimet e sulmuesit shkodran, që ka pasur edhe oferta nga Zvicra apo edhe nga Anglia.

Klubi korean ka ofruar 500 mijë euro për të marrë shërbimet e 24-vjeçarit që ka shënuar 15 gola në këtë sezon, por një ofertë e tillë është refuzuar nga presidenti Gjici, që kërkon të përfitojë as më pak e as më shumë se 1 milion euro për shitjen e kartonit të tij.

Vetë lojtari ka deklaruar se kërkon një aventurë tjetër jashtë vendit dhe klubi i Kukësit, e ka të qartë tashmë se ai do të largohet, por për këtë duhet që mes ofertës më të mirë dhe vetë Gurit të arrihet edhe një akord.

Deri më tani vetë shkodrani është shprehur se dëshiron një aventurë në Europë, çka do të thotë se pista e transferimit në Kore bie disi poshte, por koreanët nuk kanë në plane që të dorëzohen lehtë, për një lojtar që në kampionatin e tyre mund të bëjë diferencën me lojën e tij.

Gjatë ditës së sotme mes menaxherit të ardhur në vendin tonë dhe presidentit Gjici, por edhe drejtuesve të tjerë të ekipit të ketë një takim për të folur në lidhje me ofertën që është bërë për Gurin. Oferta e parë prej 500 mijë euro mund të rritet në varësi të bisedimeve, por do të jetë shumë e vështirë që ajo të shkojë në 1 milion euro.

Gjithsesi dëshira e futbollistit do të jetë vendimtare në bisedime, por edhe rroga e tij mujore. Ajo që mund të thuhet me siguri është se sot Kukësi do t’i kthejë një përgjigje përfundimtare koreanëve për ofertën që ata kanë bërë, qoftë pozitive ose negative.

Related posts

ZYRTARE/ Ish-ndihmësi Antonio Contes merr drejtimin e klubit kosovar…(FOTO)

Delo.autor

E PABESUESHME/ “Zikaltërit” të mallkuar ndaj Shakhtar. Lukaku lëshon silurë, trau i portës ende dridhet (VIDEO)

Delo.autor

“NUK LUFTOJMË PËR MBIJETESË”/ Mbrojtësi Zguro: Pata disa oferta, ja pse qëndrova në Korçë

Delo.autor

Leave a Comment