Futboll La Liga Sport

Krisje Real – Isco? Ylli u tregon edhe preferencën

Ndërkohë që “Don Balon” shkruan se në rast se Isco do të shitet nga Real Madrid, lojtari është i interesuar që të shkojë te Manchester United. “Djajtë e Kuq” janë në pritje të ndryshimeve që do të bëjnë në skuadër këtë verë.

United ka shpenzuar më tepër se 200 milionë paund që kur Jose Mourinho mori vendin e tij të punës, por që të arrijnë të shpallen kampionë te Premier League ata duhet të shpenzojnë më tepër. Por, sipas medieve ndërkombëtare nënkuptohet se tre mesfushorë mund të largohen nga United. Duke përfshirë këtu: Michael Carrick, Marouane Fellaini dhe Paul Pogba, të cilët duket se janë në dalje.

Dhe “Don Balon” tregon se mesfushori është i interesuar që të bëjë këtë lëvizje. Sidoqoftë, prioritet për të është që të qëndrojë te Real Madrid dhe që të luftojë për të kapur një vend në formacionin e Zidane-s.

Duke folur për muajin e shkuar, Isco u la jashtë nga Zidane dhe u acarua së tepërmi, pasi nuk po i jepeshin mundësitë. “Kur një lojtar nuk ndjen rolin e udhëheqësit dhe nuk mund të luajë në mënyrë konstante me klubin e tij, ekipi kombëtar i jep atij jetë”, tha Isco.

“Kam marrëdhëniet e mia me trajnerin këtu në Spanjë. Vazhdoj që të kem dëshirën që të punoj, të bëj diçka, që të jem një lojtar formacioni me klubin tim. Në Madird nuk kam qenë lojtar konstant dhe nuk kam luajtur aq sa kam dashur. Por, unë e di se problemet janë të miat, nuk kam qenë i aftë që t’i fitoj. Vazhdoj të punoj, kështu që kam kohën e mjaftueshme që trajneri të më llogarisë dhe mua”.

Related posts

MENDON PËR TË ARDHMEN/ Pritet shitja e një “xhevahiri”, zbardhet plani i Tiranës për merkaton e janarit

Delo.autor

MERKATO E BUJSHME E JANARIT/ Juventus futet në garë me Everton për mbrojtësin e “Katalanasve”…

Delo.autor

FITORJA MIQËSORE NDAJ KATARIT/ Ronaldo nuk ndalet, tjetër rekord për “Përbindëshin” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment