Futboll Premier League

Shaqiri pritet të largohet nga Stoke City, Arsenali dhe tri skuadra tjera angleze pas gjilanasit

Xherdan Shaqiri duket se do të largohet nga Stoke City më herët se që është pritur.

Mesfushori kosovar iu bashkua skuadrës angleze në verën e vitit 2015 nga Interi, por duket se nuk do të mbetet edhe gjatë në klub.

Skuadra bardh e kuqe këtë edicion nuk po kalon formë të mirë ndryshe nga gjilanasi i cili ka shkëlqyer në Angli.

Sipas medieve angleze, është gjiganti nga Liga Premier, Arsenal që ka shprehur interesim për Shaqirin.

23-vjeçari ka shënuar katër gola në elitën e futbollit anglez dhe ka dhuruar pesë asistime në 17 ndeshjet e zhvilluara.

Shaqiri mbetet lojtari i preferuar nga trajneri Mark Hughes dhe për ta lënë të lirë atë, Stoke City kërkon së paku 30 milionë euro.

Por në garë për reprezentuesin e Zvicrës nuk është vetëm Arsenali pasi ai po kërkohet edhe nga Evertoni, Tottenhemi dhe Newcastle United.

Xherdani ka një kontratë me ‘Potters’ deri në qershorin e vitit 2020.

Më parë ai ka luajtur edhe për gjigantin gjerman Bayern Munich dhe atë zviceran Basel.

Related posts

SFIDA NDAJ INTER/ Flet Gattuso: Nuk është derbi, ja këshilla ime për ekipin

Delo.autor

“Vetëm Messi, Ronaldo dhe Neymar janë superyje të vërteta”

Q.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Bylis arrin akordin me ish-lojtarin e “bardhebluve”… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment