Champions League Futboll Sport

Kroos: Champions League na jep superfuqi

Champions League nxjerr më të mirën nga Real Madrid, këtë e di mirë edhe Toni Kroos.

Thuhet shpesh se Los Blancos luajnë më mirë nën muzikën e Champions League pasi ky turne ndez diçka në zemrat e lojtarëve.

“Ky është kompeticioni më i vështirë për t’u fituar, mbase kjo na jep superfuqi,” shprehet ai për UEFA.com

“Emocionet gjithmonë luajnë një rol, sidomos në Champions League në Bernabeu.

“Kjo mund të shihet edhe në paraqitjet tona.

“Shumë lojtarë anë luajtur në ndeshje të mëdha dhe ne mund të ruajmë qetësinë në situata të vështira pasi e dimë se mund të mposhtim këdo.

“Edhe kur nuk fitojmë, mund ta ndryshojmë ndeshjen.

“Kemi përjetuar shumë situata dhe nuk frikësohemi.”

Kroos do të luajë ndaj ekipit ku ka luajtur nga 2006 deri në 2014 dhe ka paralajmëruar se pret një kundërshtar më të fortë se vitin e kaluar.

“Patjetër që është e veçantë kur luan ndaj ish-ekipit. Kam luajtur nën drejtimin e Jupp Heynckes për një kohë të gjatë dhe e di që është një trajner i madh.

“Kur ai u rikthye, ai ndryshoi mentalitetin e ekipit. Bayern tani luan shumë më mirë dhe do të jetë më e vështirë se vitin e kaluar.”

Related posts

GATI TË HIDHET NË SULM/ Klubi i Serisë A interesohet për Higuainin

Delo.autor

HUMBJET ME GOLEADA/ Klubi i Luftëtarit merr vendim për trajnerin

Delo.autor

KRAHASIMI ME TALENTIN HAALAND/ “Sherr” mes dy tifozërish për… 20-vjetorin e yllit Broja (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment