Futboll Sport

Kukësi do Bathën, Partizani kundërpërgjigjet me Koliçin. Në verë pritet akordi

Merkatoja e verës do kohë që të hapet, por klubet që pretendojnë të marrin pjesë në Kupat e Europës e kanë nisur punën prej kohësh, në mënyrë që të jenë gati kur të fillojnë përgatitjet.

Zërat e parë të merkatos tregojnë se ka një duel të hapur mes Partizanit dhe Kukësit, që kërkojnë t’i rrëmbejnë njëritjetrit elementë të skuadrave të tyre. Nëse kapiteni i Partizanit, Idriz Batha, nuk rinovon me “demat”, ai pritet që të kalojë në Kukës, pasi flitet se ka një parakontratë mes palëve.

Por Partizani nuk do të rrijë duarkryq, pasi edhe “demat” kanë në plane lojtarë të verilindorëve. Kundërpërgjigjja e kryeqytetasve ndaj Kukësit parashikohet të jetë portieri Enea Koliçi, i cili, ashtu si kapiteni i Partizanit, del i lirë në fund të sezonit.

Prej javësh Koliçi e ka humbur rolin e titullarit te Kukësi dhe për këtë thuhet se ka ndikuar mosgatishmëria e portierit për të rinovuar. 32-vjeçari pritet krahëhapur te Partizani, ndonëse portën e mbron “gardiani” i tretë i kombëtares, Alban Hoxha.

Nëse afrohet Koliçi, i bie që Partizani e ka bërë gati shitjen e Hoxhës jashtë Shqipërisë. Sa për kujtesë, ditë më parë drejtori Preiti pohoi për mediat italiane se Hoxha është i denjë për Serinë A, pasi ka të njëjtin potencial si Etrit Berisha dhe Thoma Strakosha. Parashikohet që Partizani të bëjë 2-3 shitje në treguan e huaj gjatë merkatos së verës dhe njëri prej tyre konsiderohet portieri Hoxha. Ndaj, Koliçi shikohet si zëvendësuesi ideal i Alban Hoxhës te Partizani.

Related posts

TRIUMFOJNË ME “MANITA”/ Barcelona argëtohet ndaj Alavesit, Messi siguron trofeun individual

Delo.autor

Ramos thyen rekord negativ, lojtari më i ndëshkuar në histori të La Ligas

Q.Autor

ZYRTARE/ La Liga zbulon datat, ja kur luhen ndeshjet e prapambetura të Real-it dhe Barcelona-s…

Delo.autor

Leave a Comment