Champions League Futboll Sport

Bayern ka një arsye të fortë pse beson te përmbysja e madhe në Madrid

Real Madridi fitoi 2-1 në Mynih, por “Galaktikët” e dinë, se ata duhet të përfundojnë punën në “Santiago Bernabeu”, ku ata kanë luftuar gjatë gjithë sezonit. Ndeshjet në shtëpi nuk janë aq të lehta për “Los Blancos” dhe domosdoshmërisht duhet vënë zemra në fushë kundër Bayern Munchen, që do të kërkojë vetëm fitoren. Ajo që ndodhi në çerekfinale kundër Juventusit është diçka më shumë se një paralajmërim për skuadrën e Realit.

Deri më tani këtë sezon, “Los Blancos” kanë fituar më shumë ndeshje dhe kanë humbur më pak, larg nga “Santiago Bernabeu” dhe kjo ka të bëjë veçanërisht me Zinedine Zidane. Pesë herë tashmë këtë sezon, një ekip mik në kryeqytetin spanjoll është larguar me fitore.

Shto këtu edhe shtatë barazime, që ngelen vetëm 14 fitore për “Los Blancos”, në kështjellën e tyre joekzistente. Një hap larg nga finalja në Kiev, të martën e ardhshme është dita që të mos dështojnë. Herën e fundit që kampionët e Gjermanisë ishin në Madrid, ata arritën të barazonin 2-1 rezultatin nga ndeshja e parë, por u eliminuan pas kohës shtesë.

Kjo është një vuajtje më shumë për Zidane, sidomos me “El Clasico” direkt pas kësaj ndeshjeje. Një rezultat i favorshëm në Gjermani dhe mësimi i nxjerrë nga ndeshjet e kaluara, do të thotë se Reali nuk ka nevojë të mendojë për Betis, Barcelona, Villarreal, Leganes ose Juventus – ekipet të cilët tashmë kanë festuar një fitore në sezonin 2017/18 në “Santiago Bernabeu”.

Real Madridi nuk ka fituar një ndeshje në shtëpi për më shumë se një muaj, që kundër Girona. Atletico, Juve dhe Athletic kanë ndalur “Los Blancos” nga marrja e fitores dhe tani nuk mund të ketë më arsyetime. Të martën tjetër do të jetë ndeshja më e rëndësishme e sezonit.

Pas eliminimit nga Kupa e Mbretit dhe kapitullimit në kampionat, Champions League është trofeu i vetëm, që mund të shpëtojë sezonin e Zidane, por në të njëjtën kohë do ta fusë në histori si trajneri i parë, që fiton tre Champions radhazi. Nga ana tjetër Heynckes kërkon tripeltën për ta mbyllur me nder karrierën e tij të gjatë dhe të suksesshme.

Related posts

PICKFORD KAPET ME KOPJE/ Kjo HILE kualifikoi Anglinë ndaj Kolumbisë në Botëror

Isa.Autor

SHKELI KUNDËRSHTARIN QËLLIMISHT/ Tifozët e Newcastle dhe Tottenham sulmojnë Sissoko

Isa.Autor

Dridhet “OLD TRAFFORD”! Pogba dëshiron të luajë te kjo skuadër

Sadik.Autor

Leave a Comment