Futboll Sport

Kukësi-Partizani / Gol “alla Del Piero”, Guri dhuron spektakël në “Zeqir Ymeri” (Video)

Kukësi dhe Partizani luajnë ndeshjen më të fortë të javës së 29-të në Kategorinë Superiore. Të dy ekipet, luajnë edhe për objektivin e vendit të dytë.

Sfidë interesante edhe mes dy numrave 9-të, të të dy ekipeve, Guri dhe Çani, që mbetet për tu parë se cili do të dalë më I suksesshëm nga ky takim.

 

Kukësi-Partizani 3-0

Guri 8′, 39′,80′, Dzaria 28′

80′ Kukësi shënon golin e 4-t. Sindirt Guri realizon me një perlë nga goditja e dënimit duke shënuar golin e 3-të personal dhe të katërtin e takimit. 

70′ E pabesueshme çfarë humbet Kukësi me Gurin. Sulmuesi shkodran merr një top nga Ethemi dhe me portë të boshatisur nuk dërgon topin në rrjetë.

 

68′ Zëvendësim te Kukësi, largohet Shkodra në fushë i riu Joti.

62′ Zhytet me planzhon dhe largon një krosim të rrezikshëm nga e majta, portieri Alban Hoxha.

62′ Batha ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Ethemit.

60′ Zëvendësim te Kukësi, largohet Kale në fushë Ethemi.

59′ Dzaria provon me një gjuatje nga distanca, por jashtë kuadratit.

55′ Rrezikshëm Kukësi me Rrumbullakun, por gjuajtja e mbrojtësit nga e majta është ndalur nga portieri Hoxha.

54′ Zëvendësim i tretë te Partizani, largohet Kardozo, në fushë Abdurahimi.

52′ Tjetër mundësi shënimi për Kukësin, pas depërtimit të Zderiç nga e djathta, topi është hedhur në zonë, por ka grushtuar Alban Hoxha, më pas ka larguar Atanda.

51′ Partizani pretendon për 11-metërsh pas rrëzimit të Bardhit brenda zonës, por për gjyqtarin gjithçka e rregullt.

46′ Pjesa e dytë starton me zëvendësim për Partizanin, largohet Asani në fushë Bardhi.

Related posts

TRAJNERI PIOL ME DHIMBJE KOKE/ Dy futbollistë humbasin sfidën ndaj Juventus, ja situata aktuale tek “Kuqezinjtë”

Delo.autor

PAS SUKSESIT ME AJAX/ Van de Beek është “plani B” i Real Madridit

Delo.autor

FITOI MEDALJE ARI NË OLIMPIADË/ Sportistja tregon se si një prezervativ e ndihmoi të arrinte suksesin e madh

Delo.autor

Leave a Comment