Futboll La Liga Sport

DITËT E FUNDIT TË MERKATOS SË VERËS/ Nisin bisedimet PSG-Real Madrid për shkëmbimin e madh…

Fundit i merkatos pritet të sjellë një shkëmbim interesant mes Real Madridit dhe Paris Saint-Germainit.

Situata e portierit Navas nuk është aspak e qetë pasi katër herë fituesi i Ligës së Kampionëve ka mbetur në stolin rezervë.

Ky rol nuk i pëlqen aspak Navasit, i cili nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën për t’u larguar nga “Santiago Bernabeu”. Klubi më i interesuar për shërbimet e tij është PSG që ka një ide për afrimin e tij.

Sipas gazetës spanjolle AS, PSG po diskuton me Real Madridin për një shkëmbim mes Navasit dhe portierit të tyre Alphonse Areola.

Areola mund të hynte në negociata dhe të transferohej në “Bernabeu” si zëvendës i Courtois, një rol që Navas nuk është më i gatshëm ta përmbushë.

Raportet efundit bëjnë me dije që Navas tashmë ka rënë dakord me kushtet e kampionëve të Ligue 1, ndërsa Areaole duhet të diskutoj me Realin.

Related posts

DEKLARATË E FORTË/ Gary Neville: Sarri e di që do të shkarkohet në 18 muajt e ardhshëm

Delo.autor

LIVE/ Argjentina në FESTË: Nigeria SHOKON Islandën me një SUPER GOL (VIDEO)

Isa.Autor

E BUJSHME TEK “DJAJTË E KUQ”/ Solskjaer nuk mund të kthehet në shtëpi për shkak të…

Delo.autor

Leave a Comment