Futboll

Kukësi – Partizani, kush do i mungojë supersfidës së Superiores

Kukësi – Partizanit është supersfida e javës së 29-të të Kategorisë Superiore dhe sytë do të jenë të drejtuar në stadiumin “Zeqir Ymeri”. Dy skuadrat që luftojnë për vendin e dytë në Kategorinë Superiore, do të jenë përballë njëra-tjetrës të shtunën në orën 16:00. Për verilindorët trajneri Pacult nuk do të ketë të ketë gati sulmuesin Balde që ka pësuar një tërheqje dhe në dyshim aktivizimi është edhe Shameti. Por, kapiteni po punon për t’u rikuperuar dhe të jetë në fushë në këtë përballje. E njëjtë është situata te të kuqtë ku Ibrahimi është mungesa e vetme, por për trajnerin Dalipi do të rikthehen Trash, Kalari dhe Bardhi. Një gjë e tillë ka futur në dilema teknikun për formacionin.

Të dyja skuadrat po kalojnë një moment të mirë në kampionat, pasi vijnë pas një serie pozitive fitoresh. Diferenca prej gjashtë pikësh që verilindorët kanë në tabelën e klasifikimit i jep atyre një qetësi në prag të këtij takimi dhe i gjithë presioni është te Partizani, që mban vendin e tretë. Gjithsesi edhe barazimi në këtë ndeshje për kryeqytetasit është i pranueshëm.

Stadiumi “Zeqir Ymeri”, parashikohet të jetë i tejmbushur të shtunën dhe klubi do të hapë dyert për ta bërë hyrjen e lirë, në një takim kaq të rëndësishëm për të ardhmen. Ndeshja ndaj të kuqve pritet më të interes, pasi ata kanë shumë dashamirës në qytetin e verilindor. Nuk do të mungojnë edhe ultrasit e kuq, do të nisen nga kryeqyteti. Ata kanë konfirmuar prezencën, por ende nuk kanë bërë publike detajet e grumbullimit dhe të nisjes. Nga ana e saj policia e qytetit të vogël do të marrë masat e duhura që gjithçka të shkojë në mënyrën më të mirë të mundshme. Mes dy tifozerive marrëdhëniet janë normale, por nuk kanë munguar rastet kur në të kaluarën ka pasur edhe përplasje mes tyre në kryeqytet apo në Kukës.

Related posts

FRIKË për FAMILJEN/ ROONEY kërkon MUR dhe BUNKER në VILËN e tij…

Sadik.Autor

“DY SKUADRA QË MUND TË FITOJNË KAMPIONATIN”/ Capello: Inter mbetet favoriti im, për titullin lufton me Juventus

Delo.autor

ARRESTIMI I YLLIT SOLOMON/ Njihuni me të dashurën shqiptare që u dhunua nga ish-sulmuesi i Partizanit (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment