Futboll La Liga

Operohet mesfushori i Barcelonës…

Mesfushori i Barcelona, Ivan Rakitic do të operohet pasi ka thyer gishtin në ndeshjen e Champions League, të martën kundër Roma.

Kroati theu kockën e gishtit të vogël gjatë humbjes 3-0 nga katalanasit kundër Roma, që i solli eliminimin nga Champions dhe klubi ende nuk e ka bërë të ditur datën e rikthimit pas operacionit.

Pavarësisht nga dëmtimi, Rakitic qëndroi deri në fund në fushë ku ekipi “blaugrana” pësoi një humbje tragjike ndaj italianëve.

Golat e shënuar nga Edin Dzeko, Danielle De Rossi dhe Kostas Manolas përmbysën humbjen 4-1, që Roma kishte pësuar në ndeshjen e parë.

Barcelona kryeson La Liga me 79 pikë, por prej tre vitesh nuk arrin të shkojë në gjysmëfinalet e Champions League.

Related posts

E BUJSHME/ Futbollisti i Shqipërisë te Juventusi në muajin janar, zbulohet strategjia e “Zonjës së Vjetër”

F.autor

Debutoi me Skocinë ndaj Shqipërisë, lojtarin e Man United e do Celtic

Isa.Autor

NDËRHYERJE URGJENTE NË MESFUSHË/ Milan del hapur me objektivat e merkatos! Ja emrat

Delo.autor

Leave a Comment