Futboll Sport

Kupa e Anglisë, Southampton sfidon Chelsea në gjysmëfinale

Chelsea ka kaluar një sezon të vështirë dhe nuk ka arritur të mbrojë titullin në Premier League. Antonio Conte ka pasur shumë vështirësi në sezonin e tij të dytë dhe largimi i Diego Costa-s ka qenë një goditje shumë e madhe për ekipin.

Deri në atë pikë sa “Blutë” rrezikojnë të mos marrin pjesë në edicionin e ardhshëm të Champions League. Ngushëllimi i vetëm në këtë sezon mund të vijë nga Kupa e Anglisë, kompeticioni i vetëm ku Chelsea është akoma në garë. Londinezët do të luajnë të dielën pasdite në gjysmëfinale kundër Southampton.

Skuadra e Conte ka bërë një paraqitje të mirë në mesjavë, duke mundur 2-1 Burnley në transfertë, një fitore kjo që ka ardhur pas përmbysjes së çmendur të realizuar fundjavën e kaluar në fushën e Southampton, me këta të fundit që janë mundur 3-2 pasi kanë qenë në avantazh 2-0.

“Shenjtorët”, nga ana tjetër, kanë marrë një barazim pa gola kundër Leicester të enjten, duke i dhënë fund ecurisë prej tri humbjesh radhazi të pësuara në kampionat. Ata mbajnë vendin e 18-të në kampionat, katër pikë larg mbijetesës.

Shifra dhe Fakte
– Chelsea ka marrë pesë fitore, një barazim dhe një humbje në shtatë ndeshjet e fundit të luajtura kundër Southampton. “Blutë” kanë fituar pesë ndeshjet e fundit që kanë luajtur kundër tyre.

– Ndeshja e fundit e luajtur mes këtyre dy skuadrave në Kupën e Anglisë është luajtur në 2013-ën dhe është fituar 5-1 nga Chelsea.
– Chelsea ka realizuar të paktën tre gola në 14 nga 17 ndeshjet e fundit që ka luajtur në të gjitha kompeticionet.

– Southampton ka shënuar gjashtë gola në këtë edicion të Kupës së Anglisë dhe ka pësuar vetëm një.
– Chelsea ka shënuar të paktën një gol në 17 ndeshjet radhazi të luajtura kundër Southampton dhe 2 ose më shumë gola në katër nga pesë të fundit.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja eliminatore Armeni-Itali, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 1-1

Delo.autor

LACIO E VALON BERISHËS KËRKON FITORE NË MARSEJË/ Ja kush janë formacionet zyrtare të dyja ekipeve

Isa.Autor

Ronaldo iku, por shikoni ndryshimin që ndodh në stadiumin “Santiago Bernabeu”

Isa.Autor

Leave a Comment