Futboll La Liga Sport

LA LIGA/ Atl. Madrid-Betis, miqtë kanë fituar 6 ndeshje radhazi në kampionat

Atletico Madrid do të kërkojë të reagojë pas humbjes 3-0 të pësuar të dielën në fushën e Real Sociedad. Skuadra e Simeone-s do të presë Betis në shtëpi mbrëmjen e së dielës, një ndeshje që do të jetë e vlefshme për javën e 34-t të kampionatit spanjoll.

Trajneri argjentinas, gjithsesi, mund të vendosë të lërë pushim disa nga yjet e tij, edhe pse mesjavën e ardhshme Atletico do të luajë gjysmëfinalen e parë kundër Arsenal në Europa League. Sigurisht, objektivi i madrilenëve është ta ruajnë vendin e dytë në renditjen e La Liga-s dhe ta mbyllin sezonin mbi rivalët e përjetshëm, Real Madrid.

Por Betis do të jetë një kundërshtar i vështirë për t’u kaluar, duke parë se ka fituar gjashtë ndeshjet e fundit të kampionatit. Pavarësisht nga kjo, Atletico ka dominuar ndeshjet e fundit që ka luajtur kundër Betis. Bardhekuqtë, në fakt, kanë marrë tetë fitore dhe një barazim në nëntë ndeshjet e fundit me “Los Beticos”. Betis ka shënuar vetëm një gol në tri takimet e fundit që ka luajtur kundër Atletico Madrid.

Related posts

DHUROI 1 PIKË TË ÇMUAR LUFTËTARIT/ Realdo Fili: Qëllimi ishte të dilnim me…

Delo.autor

Kastrioti-Tirana/ Formacionet: Hoxhallari përfundon në tribunë, Ze Maria me shumë ndryshime

Isa.Autor

Frika nga largimi/ Klauzola e Elseid Hysaj kthehet në çështje tek skuadra e Napolit

Isa.Autor

Leave a Comment