Futboll Sport

KUPA E SHQIPERSE/ Laçi kalon në finale pas barazimit me Kukësin

Në stadiumin “Zeqir Ymeri” është zhvilluar sot gjysmëfinalja e dytë e Kupës së Shqipërisë mes Kukësit dhe Laçit. 90-t minutat kanë përfunduar në barazim 1-1, duke i dhënë mundësinë skuadrës kurbinase të kaloi në finale, ndërsa Kukësi është ndalur këtu.

Kujtojmë që ndeshja e parë e luajtur dy javë më parë pati përfunduar me shifrat e bardha 0-0.

Golin e parë në këtë takim e shënoi Kukësi, në minutën e 20-t me sulmuesin Sidrit Guri që nuk fali nga pika e bardhë e penalltisë. 12 minuta nga fundi i lojës së rregullt miqtë shtangën vendasit, me Rexhinaldon që shënoi golin e barazimit dhe të kualifikimit njëkohësisht.

 

Related posts

E BUJSHME/ REALI mendon për “gangrenën”, madrilenët përgatiten për “pazar” në JANAR

Isa.Autor

(VIDEO) Barcelona ngushton diferencën ndaj Sociedad, Paulinho autor i golit

Q.Autor

SFIDA NDAJ SAN MARINOS PËR “QATAR 2022/ Kombëtarja për rekord, Reja mund të kalojë De Biasin

Delo.autor

Leave a Comment