Futboll Sport

Bashkëshortja ndërpret konferencën e Antonio Conte…

Trajneri i Chelsea, Antonio Conte ka lënë pa fjalë gazetarët teksa e ka ndërprerë për një moment konferencën për shtyp, si pasojë e një telefonate që mori nga bashkëshortja e tij.

Trajneri italian po fliste për ndeshjen e vështirë kundër Burnley, i vetëdijshëm se vetëm fitorja do të t’i jepte mundësinë për të mbajtur gjallë shpresat për një vend në Champions League sezonin e ardhshëm.

Në moment që ai po fliste për Marcos Alonso, pasi mbrojtësi i majtë është dënuar nga Federata Angleze e Futbollit për sjellje jo korrekte, nisi t’i bjerë telefoni.

Ai e pa thirrje dhe ishte bashkëshortja e tij, teksa një gazetar bëri shaka duke i thënë trajnerit se po e merrte në telefon për të çuar qumështin gjatë rrugës së kthimit për në shtëpi.

Ish-trajneri i Juventus gjetë një mënyrë të këndshme për ta komentuar episodin: “Eshtë gruaja në telefon. Si gjithmonë në një moment të papërshtatshëm. Më vjen keq. Mund të më gjobisni tani. Më vjen keq sepse unë do isha mërzitur nëse dikush nga ju do të ndërpriste konferencën për të njëjtën arsye.”

Ndërkohë, Conte beson se Manchester City mund të dominojë Premier League për shumë vite me radhë. Skuadra e Pep Guardiola u shpall kampione pesë javë para fundit.

“Manchester City është një klub që mund të vazhdojë të dominojë, të fitojë dhe jo vetëm në Angli, por gjithashtu në Premier League. E ka mundësinë ta bëj diçka të tillë, sepse ka futbollistë të mëdhenj, do të vazhdojë të investojë dhe ka shumë mundësi përmirësimi. Gjithçka është në rrugën e duhur për ta.”

 

Related posts

TRIUMFOJNË ME GOLEADË/ Askush si Higuain në 19 vite, Chelsea rikthehet tek fitorja

Delo.autor

GJEN ZËVENDËSUESIN E DE JONG/ Ajax gati të ofrojë shifrën rekord për yllin e “Los Blancos”…

Delo.autor

MBRËMJE BARDHË E ZI/ Ronaldo dhe Juventus, gati për të zbarkuar në NBA

Isa.Autor

Leave a Comment