Futboll La Liga Sport

LA LIGA/ Befason Modric: Do ta shihja mirë veten në një kampionat si ai

Luka Modric, mesfushori i Real Madrid ka folur në lidhje me të ardhmen e tij për “SVT Sport”: “Jam shumë i lumtur këtu, do të më pëlqente ta mbyllja karrierën te Real. Por, nëse do të ishte e mundur, pranoj se do ta shihja veten mirë në MLS (kampionati amerikan i futbollit)”, ka thënë kroati.

Ndërkohë, Real Madrid do të kthehet në fushë të mërkurën në mbrëmje, kur do të luajë gjysmëfinalen e parë të Champions League kundër Bayern Munich në “Allianz Arena”.

Skuadra e Zidane është në kërkim të triumfit të tretë radhazi në Champions, një arritje që nuk është realizuar kurrë më parë në epokën e Champions League, ndërsa Bayern do të kërkojë të hakmerret për eliminimin e pësuar sezonin e kaluar në çerekfinale pikërisht kundër madrilenëve.

Related posts

TARE PIKETON OBJEKTIVIN E RADHËS/ Ja plani për të “rrëmbyer” shqiptarin Marash Kumbulla

Delo.autor

TRONDITET BOTA E FUTBOLLIT/ Iker Casillas pëson infarkt, ja si është gjendja e tij

Delo.autor

LAJM I BUJSHËM NGA SPANJA/ Interi i bën ofertë Mesit

Delo.autor

Leave a Comment