Futboll La Liga Sport

LA LIGA/ Diego Simeone zbulon përfundimisht të ardhmen e tij

Diego Simeone e ka përjashtuar veten nga gara për t’u bërë trajneri i ardhshëm i Arsenal ose Chelsea. Emri i trajnerit spanjoll është lakuar disa herë për transferimin në Premier League, teksa pozitat e Antonio Conte në “Stamford Bridge” janë të lëkundura, ndërsa Arsene Wenger do të largohet nga Arsenal në fund të sezonit, pas 22 vitesh me “topçinjtë”.

“Nuk kam folur me askënd te Chelsea ose te Arsenal. Sigurisht më vjen mirë kur dëgjoj zëra të tillë, sepse tregojnë konsideratën për mua, por unë jam i dashuruar me Atletico Madrid, kam një kontratë me këtë klub dhe do të qëndrojë këtu edhe në sezonin e ardhshëm,” – tha argjentinasi pikërisht në prag të ndeshjes kundër Arsenal në Europa League.

Simeone e ka marrë drejtimin e Atletico që në dhjetor 2011 dhe në vitin 2014 fitoi titullin në La Liga, teksa ka humbur dy herë në finalen e Champions League kundër Real Madrid. Sivjet, “Los Colchonero” janë në vendin e dytë në La Liga dhe në gjysmëfinalet e Europa League, pasi nuk arritën të kalojnë grupin përkatës në Champions League.

Related posts

PARA NDESHJES INTER-JUVENTUS/ Panuçi “këshilla” Icardit: Nëse ai shkon tek “Zonja e Vjetër” duhet të…

Delo.autor

“DJAJTË E KUQ” NUK NDALET/ Shënon golin e katërt Lingard (VIDEO)

Isa.Autor

Histori dashurie, propozim për martesë në “San Siro”…

Sadik.Autor

Leave a Comment