Futboll Seria A Sport

Igli Tare piketon zëvendësuesin e De Vrij te Lazio

Lazio po vijon punën për të siguruar një vend në zonën Champions, ndërsa Drejtori Sportiv, Igli Tare po përgatit merkaton e sezonit të ardhshëm.

Qendra e mbrojtjes është shqetësimi i shqiptarit, që kërkon të sjellë një futbollist me eksperiencë për të zëvendësuar holandezin De Vrij, i cili po luan takimet e fundit me bardhekaltrit.

Së fundi në objektiv të Tares ka përfunduar mbrojtësi uruguaian i Atleticos së Madridit, Diego Godin. 32-vjeçari është një nga pikat më të forta të formacionit të Simeones, por kontrata e tij është në skadencë dhe klubi madrilen nuk ka ndërmend t’i ofrojë rinovimin, pasi mosha e tij nuk premton për më gjatë.

Nga ana tjetër, edhe vetë Godin do ta mirëpriste një transferim në Itali, pasi te Lazio do të mund të siguronte një kontratë 3-vjeçare, para se të mendonte për t’i dhënë lamtumirën futbollit.

Related posts

RONALDO NDODHET NË DUBAI/ Shumë pranë firmës me klubin që do t’i ofrojë 500 milionë euro

F.autor

CHAMPION LEAGUE/ PSG në gjymsëfinale falë… Covid-19

Delo.autor

GODET SËRISH NË MERAKTO/ Tare arrin akord me Real Madrid për sulmuesin 23-vjeçar…

Delo.autor

Leave a Comment