Futboll La Liga Sport

La Liga/ Lojtari i Valencia-s ia plas të qarës në intervistën pas ndeshjes (Video)

Alaves ka mposhtur Las Palmas me rezultatin 4-0 në La Liga të dielën duke çuar drejt rënies nga kategoria ekipin ishullor.

Medra, i cili është huazuar nga Valencia tek Alaves, shënoi golin e tretë të ekipit në minutën e 79-të me një goditje të bukur me kokë – por festimi i tij nuk i ngjante atij të një lojtarë të lumtur, teksa vendosurat në fytyrë përpara se të shihte në qiell.

Median ka luajtur në 17 ndeshje kampionati për Alaves këtë sezon, por ka nisur vetëm dy herë si titullar nën drejtimin e trajnerit aktual Abelardo, i cili u ul në stol gjatë dhjetorit.

Përpara tij, ai ka nisur 9 ndeshje si titullar nën drejtimin e Luis Zbeldia dhe Gianni De Biasi.

Pas ndeshjes, 24-vjeçari ka shpërthyer përpara kamerave.

I mërzitur, ai është shprehur për Gol TV: “Kanë qenë disa muaj shumë të vështirë për mua që prej dhjetorit…kam punuar shumë. Besoj se më kanë trajtuar në mënyrë të padrejtë.”

https://youtu.be/n5HIzNGpsas

Related posts

FITORJA NDAJ SASSUOLOS/ Sulmuesi Sanchez i prish festën “Zikaltërve”: Mund të vlesh shumë, por nëse je… (FOTO)

Delo.autor

LIVE/ La Liga: Mbyllet ndeshja Barcelona-Valencia në “Camp Nou”, rezultati 3-1

Delo.autor

POLICIA IU SEKUESTROI NJË ♀ANTË ME FISHEKZJARRE/ Reagojnë “Plisat”: Ja si qëndron e vërteta… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment