Futboll Seria A Sport

Nga Partizani te Udinese, Iuliano emërohet asistent i Tudor

Emërimi te Udinese, është padyshim hapi më i madh në karrierën si trajner për Iulianon, që përpara se të drejtonte Partizanin në Kategorinë Superiore kishte punuar, pa arritur suksese, përkundrazi duke u larguar vetëm në harkun e pak muajve te Latina në Serinë B dhe Como në kategorinë e tretë italiane. Edhe në Shqipëri aventura ishte larg pritshmërive. Nga emërimi në fillim të këtij sezoni, gjatë muajit korrik, Iuliano punoi vetëm katër muaj me të kuqtë.

Në total një fazë e kampionatit, ku në 9 ndeshje regjistroi vetëm 3 fitore, 2 barazime dhe 4 humbje. Starti i dobët i edicionit dhe 11 pikët e grumbulluara e penalizuan ekipin në ambiciet për të luftuar në zonën e lart të klasifikimit, me drejtuesit e klubit që në atë periudhë vendosën ta zëvendësonin me Sulejman Starovën, edhe ky i fundit i larguar pas disa muajve, për ti lënë vendin teknikut aktual të Partizanit, Klevis Dalipi.

Related posts

PARTIZANI-TIRANA/ Derbi premton spektakël, të pranishëm në stadium edhe…Hetimi Tatimor (FOTO)

Delo.autor

BARCELONA THELON SHIFRAT/ Shënon në fillim “Pleshti”, më pas Suarez (FOTO)

Delo.autor

TËRBOHET BALOTELLI/ Dua të LUAJ në një ekip të madh, ketu NUK bëjnë dot as…

Isa.Autor

Leave a Comment