Futboll Sport

Laçi ndëshkohet në Gjirokastër, Mezani: Ja çfarë shpresoj…

Laçi humbet 2-1 në Gjirokastër përball Luftëtarit vendës, duke vijuar që të kompromentojë situatën për zonën e Europës. Dy humbje radhazi që ndikojnë në tabelën e klasifikimit, pasi sot ata janë pozicionuar në vendin e pestë në tabelën e klasifikimit. Por, tekniku bardhezi nuk fajëson gjyqtarin e ndeshjes për penalltinë e dhënë.

Humbja – “I kam kërkuar skuadrës që të jetë e shkurtër dhe bllok. Gabuam në momentet që shënuam. Lulaj është absurde që t’i kthehej lojtari me fytyrë. Nuk ishim në ekuilibër, ishte një mori gabimesh. Ishte një gol i evitueshëm”.

Evropa – “3 humbje radhazi është e vështirë. Presioni po rritet. Duhej të kthehemi, pasi duhet të mësojmë të luajmë kur ndëshkohemi”.

Problemet në ekip – “Të gjithë zërat janë destabilizues. Kur skuadra nuk është mirë i besojnë njerëzit. Nuk ka asnjë problem dhe presion. I vetmi presion është të marrim pikët dhe na duhen pikët për të shkuar akoma më lart. Ndeshjet duhet t’i marrim 1 nga 1. I vetmi problem ka qenë ai i sulmuesit Reginaldo, në gazeta dhe jo në dhomat e zhveshjes”.

Gjendja fizike – “Nuk mund ta diskutoj. Mendoj se skuadra luajti nuk është se nuk luajti. Nuk kemi pasur mundësi me futbollistët e tjerë. Kemi bërë shumë ndeshje. Ne do të mundohemi t’i marrim grupit më të mirën”.

Penalltia e Luftëtarit –“Off-side dhe nuk është penallti. Hedhje e lojtarit të Luftëtarit. Kam disa ndeshje që nuk flas për gjyqtarët, pasi nuk dua të flas. Kemi disa ndeshje që marrin penalizme. Shpresoj që gjyqtarët të mos gabojnë as kundër Laçit as kundër ekipeve të tjera. Nuk mendoj se është gabim me dashje, por ndikon”.

Reginaldo – “Nuk e kemi mbajtur të fshehur. Ai ka qenë në stërvitje, përveç  1 dite që ishte i diferencuar. Kemi parë deklaratat në mediet e shkruara dhe në mediat e shkruara dhe nuk kanë përcjellë mirë deklaratat e tij. Nuk ishte blof, pasi ishte në stërvitje dhe në formacion. Reginaldo ishte me ne”.

Related posts

MSG E “FRIKSHME”/ Barcelona i ka të sigurt 100 golat në sezon, ja SKEMA

F.autor

KLUBI NË KRIZË EKONOMIKE/ Drejtuesi i Barcelonës: Në garë për Haaland? Para nesh blinin lojtarë pa ditur nëse…

Delo.autor

FIFA VENDOS PËR SALA/ Ja sa do paguhet për kartonin e ish-lojtarit që humbi jetën tragjikisht

Delo.autor

Leave a Comment