Futboll Sport

Kastrioti ngjitet zyrtarisht në Superiore me tripletë ndaj Besëlidhjes

Janë zhvilluar sot të gjitha ndeshjet e Kategorisë së Parë në grupet A dhe B, në të dyja ndarjet, “play-off” dhe “play-out”, duke përcaktuar edhe ekipet që do të ngjiten në Superiore. Tirana është ekipi i parë që siguroi ngjitjen në sallonin e madh të futbollit shqiptar, pasi mposhi Pogradecin me rezultatin 3-2 në Grupin B. Me këtë sukses bardheblutë siguruan matematikisht ngjitjen në elitë. Ashtu si Tirana edhe Kastrioti që militon në Grupin A, siguroi ngjitjen në Kategorinë Superiore për edicionin e ardhshëm, pasi mposhti me rezultatin e thellë 3-0 Besëlidhjen. Një kundërshtar direkt për Superioren.

Vendasit zhvilluan një ndeshje mjaft të mirë duke e dominuar kundërshtarin nga fillimi në fund. Protagonisti absolut i ndeshjes ishte Çutra që realizoi një dygolësh. 45’ minutatat e para u mbyllën në barazim, ku spikatën dyluftimet në mesfushë. Në të dytën Çutra kaloi Kastriotin në avantazh në minutën e 60’ ndërsa Dumije 5’ minuta më vonë shënoi golin e qetësisë. Pak para fundit vendasit shënuan edhe golin e tretë më anë të Çutrës, që u dha goditjen e nokautit shpresave të Besëlidhjes për t’u kthyer në Lezhë me një rezultat pozitiv. Tani mbetet të përcaktohen vetëm ekipet që do të zbresin një kategori më poshtë, pasi Tirana dhe Kastrioti siguruan rikthimin në elitë. Dy ekipet do të diskutojnë mes tyre në fund të kampionatit, trofeun e Kategorisë së Parë.

Grupi A/Play-Off

Kastrioti-Besëlidhja 3-0

Shënues: Çutra 60’, Kabiru 65’, Çutra 84’

Egnatia-Erzeni 3-1

Shënues: Mile 17’, 35’, Nako 37’/ Moustapha 82’

Grupi A/Play-Out

Korabi-Burreli 1-1

Shënues: Veliaj 84’ (pen.)/ Ivani 81’

Tërbuni-Besa 2-1

Shënues: Prendi 13’, Saliaj 49’ / Pasha 66’

Grupi B/Play-Off

Bylisi-Apolonia 1-2

Shënues: Shoshi 13’ (pen.) / Hysenshahaj 35’, Dimo 64’

Grupi/Play-Out

Iliria-Shkumbini 2-1

Shënues: Berberi 27’ (pen.), Bardhi 90’/ Ramazani 90+1’

Turbina-Shënkolli 3-1

Shënues: Cara 18’, Çota 35’, 73’/ Danaj 76’

Related posts

Merr frymë Vllaznia, fiton kundër Laçit dhe kalon Teutën

Sadik.Autor

Unai Emery nuk di çka të thotë për spekulimet rreth Neymarit

Sadik.Autor

SFIDA NDAJ EGNATIAS/ “Dhimbje koke” për Orges Shehin, Tirana pa dy titullarët e rëndësishëm

Delo.autor

Leave a Comment