Futboll Sport

Largimi i sigurt, kapiteni i Kombëtares përfundon në Turqi

Situata e mbrojtësit Mërgim Mavraj te skuadra gjermane e Hamburger-it nuk ka si të shkojë më keq. Lojtari ka probleme me drejtuesit e klubit dhe konflikte me trajnerin aktual Christian Titz. Kjo ka bërë që situata e tij te skuadra gjermane të jetë më tepër se skandaloze, pasi futbollisti është urdhëruar të stërvitet me skuadrën e të rinjve. Mavraj nuk po merr pjesë në stërvitjet e ekipit të parë dhe rrugët mes tij dhe HSV janë të ndara, pavarësisht se nuk është bërë ende asgjë zyrtare.

Mbrojtësi u afrua sezonin e kaluar për të shpëtuar Hamburger-in në Bundesliga dhe ja doli mbanë, por ky vit ishte akoma më i vështirë, pasi skuadra nuk ka një grup cilësor. 31-vjeçari është një ndër më të paguarit te skuadra e HSV-së, pasi merr rreth 2 milionë euro në sezon. Hamburgeri duke parë dhe përplasjet me të i kanë treguar “derën”. Shqiptari e ka pranuar me qetësi të plotë vendimin dhe po mendon se në çfarë skuadra të transferohet. Ai ka disa oferta, por ende nuk ka vendosur për ta. Qëndrimi në Gjermani pëlqehet më shumë nga ana e Mavrajt, duke qenë se e njeh mirë kampionatin dhe futbollin e këtij vendi. Ai ka oferta nga disa skuadra të Bundesliga 2, ndërsa agjentët e tij po punojnë për ndonjë ekip të Bundesligas. Gjermania nuk është i vetmi opsion, pasi Eduasportin.com mëson me burime pranë lojtarit se Turqia është një alternativë serioze për Mavrajn.

Të njëjtat burime konfirmojnë se për 31-vjeçarin interesohen disa klube në Turqi, me Fenerbahçen që është në krye të listës. Skuadra e Fenerit u interesua dhe në janar për lojtarin, por Mavraj nuk lëvizi nga Hamburgeri duke patur krisjen e parë me skuadrën gjermane. Ekipi i HSV ndodhet në vendin e parafundit të Bundesligas me 22 pikë, 1 më shumë se vendi i fundit që mbahet nga Koln. Ekipi i Mainz që është në “play-out”, ndodhet 5 pikë larg.

Related posts

KALON ME SUKSES TESTET ANTI-DOPING/ Reagon peshëngritësi Calja: Treguan pastërtinë dhe vërtetësinë e…

Delo.autor

STATISTIKA TË FRIKSHME/ Ja portieri më i mirë i La Liga-s në dekadën e fundit

Delo.autor

VIDEO/ Një tjetër gol në kampionat, Çikalleshi i shënon skuadrës së Robinjos

Q.Autor

Leave a Comment