Futboll Sport

Projekti i Shkëndijës, Armend Alimi kuqezi deri në vitin 2021

Shkëndija firmos kontratë të re (2+1) me mesfushorin Armend Alimi, deri në verën e vitit 2021.

Klubi dhe lojtari gjetën akordin për marrëveshje të re dhe 30-të vjeçari vazhdon qëndrimin në Tetovë ku katër sezonet e kaluara u konfirmua një prej futbollistëve më të rëndësishëm të ekipit.

Alimi te Shkëndija erdhi verën e vitit 2014, pasi paraprakisht kishte luajtur në kampionatet elitare në Qipro, Norvegji dhe Kroaci. Në katër sezonet e kaluara me kuqezinjtë ishte ndër futbollistët më standard. Ai ka zhvilluar 120 paraqitje në kampionat, në të cilat ka realizuar 25 gola, ndërsa ishte pjesë e skuadrës që fitoi tre trofe (1 kampionat dhe 2 Kupa). Me mbajtjen e një prej mesfushorëve më të mirë në vend në skuadër, Shkëndija garanton siguri në mesfushë edhe për periudhën që pason.

Related posts

STATISTIKA ME ZERO…/ Higuaini dështon në debutimin e tij me Chelsean

Delo.autor

Formacioni i vitit në La Liga dominohet nga Barcelona

Sadik.Autor

REFUZON KALIMIN NË LIGËN TURKE/ Arbër Zeneli: Synoj transferimin në Angli e Spanjë, nuk e di se…

Delo.autor

Leave a Comment