Futboll Seria A Sport

Lazio me një këmbë në Champions, por i ndodhi diçka shokuese

Lazio ka mposhtur Torinon me rezultatin 0-1 në takimin e vlefshëm për javën e 35-të të Serisë A. Goli i serbit Milinkoviç i dha fitoren skuadrës së Tares dhe Strakoshës, të cilët janë shumë pranë hipotekimit të vendit të 4-t.

Humbja e zikaltërve ndaj Juves dhe fitorja e të kaltërve, e çoi diferencën në +4, kur duhen edhe 3 javë nga fundi.Në minutën e 15-të, sulmuesi kryesor i Lazios, Çiro Imobile, ka lënë fushën i dëmtuar, ndërsa në të 23-tën, Luis Alberto ka humbur një 11-metërsh që u prit nga Sirigu.

Portieri i Kombëtares, Thomas Strakosha bëri një paraqitje mjaft pozitive në sfidën e sotme, teksa në minutën e 82-të u ndëshkua edhe me karton të verdhë për vonesa të lojës.

Related posts

NË PRAG TË SHKARKIMIT NGA KLUBI/ Mrekullitë nuk ndodhin përditë, Ranieri zgjat kontratën…

Delo.autor

LAMTUMIRA EMOCIONUESE/ Pas 35 vjetësh MARCHISIO i thotë “mirupafshim” Juventusit

Sadik.Autor

NBA/ Probleme për Lakers, ylli i skuadrës dëmton dorën në miqësore

Delo.autor

Leave a Comment