Basketball Sport

LeBron 45 pikë, Cleveland shkon në gjysmëfinalet e play off-it

LeBron James ka zhvilluar një tjetër ndeshje magjike, duke realizuar 45 pikë në fitoren 105-101 që ekipi i Cleveland arriti ndaj Indianës në çerekfinalen e shtatë dhe të fundit në play off-it në Konferencën e Lindjes. Cavaliers fituar 4-3 serinë e ndeshjeve dhe avancojnë më tej me shumë vështirësi edhe pse e dominuan gjatë gjithë kohës lojën. LeBron ishte fantastic në parket, i papërmbajtshëm, ndërsa për Indianën nuk mjaftuan 30 pikët e Oladipo e 23 të Collison.

Në Perëndim kanë nisur takimet gjysmëfinale, ku Houston mundi 110-96 Utah Jazz në përballjen e parë mes tyre. Një sfidë e dominuar nga basketbollistët teksanë, që patën epërsi gjatë gjithë kohës, duke qenë superior në fushë dhe e merituan fitoren. Ndeshje fantastike e Harden, autor i 41 pikëve, lider në fushë për Houston, duke i bërë të pavlefshme 42 pikët e dyshes Mitchell-Crowder.

Konferenca e Lindjes – Çerekfinale

1-8, Toronto – Washington, (4-2 me ndeshje)

2-7, Boston – Milwaukee, (4-3 me ndeshje)

3-6, Philadelphia – Miami, (4-1 me ndeshje)

4-5, Cleveland – Indiana, 105-101 (4-3 me ndeshje)

Konferenca e Perëndimit – Gjysmëfinale

Houston – Utah Jazz, 110-96 (1-0 me ndeshje)

Golden State – New Orleans, (1-0 me ndeshje)

Related posts

A DO TË LUAJË MESSI KUNDËR DORTMUND? Ja përgjiga e Valverde

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Pas një asist nga Koke, Griezmann ndëshkon Liverpool. Ndërhyn VAR dhe… (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Teuta-Luftëtari: Starton pjesa e dytë, gjirokastritët kërkojnë me ngulm golin (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment