Futboll Seria A Sport

Lazio-Roma, derbi vlen një vend në Champions

Java e 32-të e Serisë A do të mbyllet me derbin e Romës. Do të jetë një derbi vendimtar në garën për një vend në edicionin e ardhshëm të Champions League, duke parë se të dy ekipet kanë nga 60 pikë. Dy formacionet do të paraqiten në këtë sfidë me humor të kundërt.

Roma ka realizuar një përmbysje epike në mesjavë, duke eliminuar Barcelona-n nga Champions League dhe duke siguruar një vend mes katër më të mirave të këtij kompeticioni. Lazio, nga ana tjetër, është eliminuar në çerekfinalet e Europa League pasi është mundur 4-1 nga austriakët e Salzburg.

Për shkak të këtyre rezultateve, Roma duhet të jetë në avantazh, të paktën në aspektin psikologjik, kundrejt bardhekaltërve. Për më tepër, Lazio ka arritur të fitojë vetëm një nga 10 ndeshjet e fundit derbi të luajtur kundër Roma-s në kampionat, duke humbur 5 nga gjashtë të fundit.

Nuk mbaron me kaq, sepse verdhekuqtë kanë fituar tri ndeshjet e fundit të kampionatit që kanë luajtur kundër Lazio-s si ekipi udhëtues. Edin Dzeko ka shënuar të martën e kaluar, duke udhëhequr përmbysjen e verdhekuqve ndaj Barcelona-s. Gjithashtu, ai ka realizuar tre gola në katër transfertat e fundit të Serisë A dhe të dielën në mbrëmje mund të gjejë përsëri rrugën e rrjetës i motivuar nga vërshëllimat e publikut vendas.

Shifra dhe Fakte
– Ky do të jetë derbi numër 148 i Romës në kampionatin italian të futbollit: verdhekuqtë kryesojnë me 53 fitore kundër 37, ndërsa 57 takime janë mbyllur në barazim.
– Lazio ka humbur tri ndeshjet e fundit derbi të kampionatit që ka luajtur si ekipi pritës.

– Derbi i Romës është ndeshja me më shumë kartonë të kuq të dhënë që nga sezoni 199-95 (32).
– Roma nuk ka shënuar në ndeshjen e fundit të kampionatit që ka luajtur kundër Fiorentina-s dhe hera e fundit që një gjë e tillë ka ndodhur në dy ndeshje radhazi ka qenë 3 vite më parë, në mars të 2015-ës.

Related posts

HUMBJA ME PËRMBYSJE NDAJ MANCHESTER CITY-T/ Pochettino: Diferencën e bëri barazimi kundër Leipzig

Delo.autor

“MILAN NA E MORI FRYMËN NË “SAN SIRO”/ Gimenez: Theo ka fuqi shtazore, kurse Ibrahimovic…

Delo.autor

POSHTËRIMI NË CHAMPIONS/ Ja kur ishte hera e fundit që Barcelona kishte pësuar 8 gola

Delo.autor

Leave a Comment